E hënë, 24 Shkurt, 2025

DKA në Mitrovicë për të gjitha institucionet edukativo-arsimore do të lansoj platformën elektronike “e-shkollori”

- Advertisement1-

Drejtoria Komunale e Arsimit sot mbajti takim me drejtorët e të gjitha institucioneve edukativo-arsimore, ku tema kryesore e këtij takimi ishte prezantimi i platformës elektronike “e-shkollori”, platformë kjo e cila do të shtrihet në të gjitha institucionet edukativo-arsimore të komunës së Mitrovicës, me mbështetjen e kryetarit të komunës, Bedri Hamza.

Nën prezencën e drejtoreshës së DKA-së, Drita Kadriu, dhe drejtorit të Administratës, Gezim Stavileci, drejtorët e shkollave patën rastin që nga përfaqësuesit e “e-shkollorit” të njoftohen në detaje për këtë platformë.

- Advertisement -

“Platforma “e-shkollori’ është sistem për menaxhimin e institucioneve shkollore të arsimit para universitar dhe do të aplikohet për herë të parë në shkollat e Mitrovicës”, ka thënë drejtoresha Kadriu.

Gjatë këtij takimi është bërë e ditur se në platformë do të kenë qasje të gjithë akterët e shkollës duke komunikuar dhe shkëmbyer informacionet e nevojshme, ku në sistem do të jenë të menaxhueshme rolet nga MASHT, DKA, Shkolla (drejtori, zv. Drejtori, koordinatori i cilësisë, sekretari, psikologu, pedagogu, mësimdhënësit, nxënësit, prindërit).

“e-Shkollori” është platformë e dizajnuar dhe zhvilluar për operimin e rregullt të procesit mësimor duke ndihmuar dhe mundësuar nxënësve ndjekjen e mësimit të rregullt dhe në distancë, kurse interaksioni në mes nxënësve dhe mësimdhënësve brenda platformës është i mundshëm në disa forma.

Në këtë takim janë diskutuar edhe disa pika të tjera si; përgatitjet për përfundimin e gjysmëvjetorit të dytë (testet/vlerësimet e jashtme nacionale dhe ndërkombëtare: TIMS, PISA, Testi i Arritshmerisë, Testi i Maturës), zgjedhja e organeve të shkollës për vitin shkollor 2022/2023 dhe përgatitjet për pjesëmarrje në dëgjimet buxhetore për buxhetin vjetor 2023.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...