E diel, 19 Janar, 2025

Djaloshi u bë problem i madh në shkollë… por babai i tij i dha një dënim të pazakontë

- Advertisement1-

Një baba, i lodhur nga sjellja e paduruar në klasë e djalit të tij, i dha një dënim të pazakontë.

Brad Howard mori shumë ankesa për djalin e tij 17 vjeçar nga mësuesi i fizikës, dhe kështu vendosi të gjente një mënyrë inteligjente për t’ia ulur hundën.

- Advertisement -

Ai e paralajmëroi të birin:

“Nëse marr qoftë edhe një thirrje tjetër prej shkollës, unë do të vij atje në shkollën tënde dhe do të ulem me ty në klasë”.

Paralajmërimi duket se ishte mjaft efektiv, por nuk zgjati shumë…

Vetëm 3 javë më vonë, gruaja e Howard, Denisa, i tha burrit të saj se kishte ndodhur një incident tjetër.

“Ti duhet të shkosh atje dhe të mbash premtimin tënd”, tha Denisa.

Howard mbërriti në klasë në fillim dhe zuri një vend në bankën e të birit.

- Advertisement -rrrrrrr

Ai e shikoi djalin e tij tek hynte në klasë, teksa qeshte dhe fliste me miqtë e tij.

Djaloshi u step menjëherë megjithatë kur dëgjoi një zë të njohur që e përshëndeti atë.

Bradly u trondit në mënyrë të kuptueshme, por për shokët e klasës ishte komike e gjithë kjo situatë.

Të lehtësuar nga fakti se kjo skenë turpëruese nuk po u ndodhte atyre, ata u kënaqën me mësimin për 40 minuta në klasë, shkruan shkollaesuksesit.

Howard bëri një fotografi në snap që t’ia dërgonte gruas së tij për ta provuar se ai e kishte mbajtur premtimin e tij.

Më pas ajo ia përcolli foton me mesazh grupi familjar për t’ia treguar fëmijëve të tjerë pasojat e sjelljes së keqe në shkollë.

Djaloshi e mori seriozisht dënimin, ai nuk donte kurrsesi që të turpërohej sërish në sytë e klasës së tij, që deri në atë moment ai ishte i mbushur me atë krenarinë boshe dhe e mbante hundën lart.

Që prej asaj dite, “ky djalë e frekuenton rregullisht shkollën, të gjitha orët e mësimit, dhe ka bërë përmirësime të habistshme në mësime!”

Merita e këtij babai është sepse e kuptoi me saktësi natyrën e djalit të tij dhe zgjodhi një dënim që me të vërtetë do të përcillte një mesazh.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...