E martë, 24 Dhjetor, 2024

Djali ‘trashëgon’ vendin e punës së babait në Shkollën ‘7 Marsi’ në Suharekë

- Advertisement1-

Punësimi i mësimdhënësit të lëndës së edukatës fizike në Shkollën “7 Marsi” në Suharekë ka shfaqur në publik pakënaqësitë e kandidatëve për këtë pozitë për shkak se vendi i punës është “trashëguar” nga babai tek i biri.

Kandidati më i poentuar është zgjedhur Flakon Berisha, djali i Beqir Berishës, i cili ka punuar në të njëjtën shkollë deri në pensionimin e tij në prill të vitit 2023.

- Advertisement -

Jeton Zogaj, mësimdhënës i lëndës së edukatës fizike ka aplikuar në të njëjtin konkurs dhe thotë se ky konkurs ka pasur parregullsi.

 

“I jam nënshtruar testimit me shkrim dhe intervistës me gojë në dy rastet komisioni nxjerrë fitues kandidatin pa asnjë ditë përvojë pune me 0.5 poena ose gjysmë poeni para meje, pas ankesës sime unë kam pranu njoftimin nga komisioni për ankesa dhe parashtresa, i cili e ka aprovu ankesën time dhe njëkohësisht e ka sugjeru komisionin e ri që të merr për bazë përvojën e punës ata po vazhdojnë me shkelje ligjore”- ka thënë Zogaj.

 

Konkursi ishte hapur në janar të vitit 2023, herën e parë Zogaj ishte ankuar për procedurat e konkursit në komisionin e ankesave, i cili kishte rekomanduar Drejtorisë Komunale të Arsimit (DKA) që konkursi të kthehet në rivendosje dhe të ndryshohet komsioni vlerësues.

DKA-ja ka formuar komisionin e ri vlerësues dhe kandidatët janë intervistuar dhe përsëri kandidati më i poentuar del të jetë Flakon Berisha.

Mësimdhënësi Zogaj ka hedhur dyshimet se në komisionin vlerësues njëra nga anëtaret është familjare me kandidatin më të poentuar.

- Advertisement -rrrrrrr

“Kandidati i cili po del fitues ka lidhje familjare me njërën nga anëtaret e komisionit, e cila ka bërë shkelje procedurale dhe ligjore, duke marrë për bazë ligjin për konflikt interesi në ushtrimin e funksionit publik dhe ligjin për diskriminim dhe ajo vazhdon që t’i ndihmoj këtij kandidati që të fitoj, ky kandidat është djali i ish mësimdhënësit që është pensionu nga kjo shkollë, do të thotë prindi është pensionu nga kjo shkollë, pikërisht në vendin e njëjtë dhe djalin e tij dëshiron ta punësojë pikërisht në të njëjtin vend”- ka shtuar Zogaj.

Ndërsa, Remzi Bajselamni, drejtor i Arsimit ka thënë se përzgjedhja e kandidatit nuk është bërë me ndikim dhe komisioni ka zgjedhur kandidatin më të suksesshëm.

“Edhe unë tani e kam kuptu. Ky tregoi që sinqerisht nuk e kam dit që kanë lidhje, tani pastaj e kam kuptu që ka pas një miqësi me njërën nga anëtaret e komisionit, por nuk interferon asgjë me ligjin kjo afërsi e largët që po e quajnë  familjare”- ka thënë Bajselamni.

Beqir Berisha, mësimdhënësi që është pensionuar në mandatin e kaluar ka qenë drejtor i Kulturës në Komunën e Suharekës, ndërsa në zgjedhjet komunale në vitin 2021 ka kandiduar për asamble komunale nga radhët e partisë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), parti e cila është në pushtet në Komunën e Suharekës.

KALLXO.com ka biseduar edhe me ish drejtorin e Kulturës për punësimin e djalit të tij në të njëjtin vend të punës që ka mbajtur ai.

“Unë ma merr menja që në qet Kosovën që jam duke jetu, fëmijët i kam krejt të shkollum, krejt me Master edhe djali jem është me Master dhe ka të drejtë me apliku, nuk i mohohet kërkujt e drejta për me konkuru”- ka thënë Berisha.

Tutje, ai ka thënë se nuk ka ndikuar për punësimin e djalit të tij “Kandidatët që janë anku i kam pas nxënës dhe kujdestar klase dhe as që kam tentu, le ta kryej komisioni ashtu qysh është konkursi, le të merr kush është më i miri”.

KALLXO.com ka provuar të kontaktoj edhe me mësimdhënësit Flakon Berisha, por deri në momentin e publikimit nuk ka marrë përgjigje.

Ndërsa, babai i tij e ka konsideruar shqetësuese: “Pom duket shqetësim nëse do me bisedu me dikë që konkurron”.

Flakon Berisha nga fillimi i kësaj jave ka filluar punën në Shkollën “7 Marsi”. / KALLXO.com

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

PREMTIM I RI: “Do krijoj Fondin Shtetëror të Bursave, çdo vit nga 25 milionë euro do u ndahen studentëve”

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza ka premtuar se do të krijojë Fondin...

Gjest i mirë: Shkollat “Mehmet Gjevori” dhe “Dituria” aksion për të ndihmuar fëmijët në spitalin e pediatrisë

Shkollat "Mehmet Gjevori" dhe "Dituria" kanë ndërmarrë aksion për të ndihmuar fëmijët në spitalin...

Pensionohet mësimdhënësi Sejdi Neshati nga Bresana

Pas 42 viteve përvojë pune në arsim, pensionohet Sejdi Neshati, arsimtari i matematikës i...

Festat e fundvitit, punëtorët e shtetit pushojnë këto ditë

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar për ditët e pushimit për festat e...