E hënë, 20 Janar, 2025

Djali ia mbush dy vjet, prindërit me Iniciativë: Do të mbjellim pemë çdo ditëlindje të birit tonë

- Advertisement1-

Mesazh i Qëndresa Smajli Gashi dërguar në Kids of Kosova, ku tregon për Iniciativën e ndërmarrë pak kohë pasi djali i saj Rigeli t’i mbush dy vite.


Mesazhi:

- Advertisement -

Rigeli biri ynë këtë verë mbush dy vite. Ne si prindër kemi marr një iniciativë që me rastin e ditëlindjeve të tij, çdo vit aq sa vite mbush, aq pemë ose bimë do mbjellim.
E meqë tash është koha e mbjelljes së pemëve, Rigeli bashkë me gjyshin e tij të dashur i mbollën me shumë dashuri dy pemë në oborr të shtëpisë së gjyshit.

Urojmë që shpërndarja e kësaj iniciative të shërbejë si motiv e ide edhe për prindërit e tjerë, që me një shumë modeste për blerjen e fidaneve, mund të përfitojmë të gjithë, një tokë më të qëndrueshme, një ajr më të pastër, një ambient me të bukur, si dhe fruta me vlera ushqyese për breza të tërë.

Mbi të gjitha të edukojmë pasardhës me një mendësi që i jep rëndësi çdo hapi ku shkel, çdo fryme që merr, e çdo gjëje që ushqehet.

Me dashuri prindërit e Rigelit ?

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Psikologët e Harvardit japin këshilla për rritjen e fëmijëve

Shumë prindër janë lodhur duke dëgjuar se si teknologjia moderne mund të ketë efekte...

Prindërit kërkojnë ndihmë për shërimin e saj, vogëlushja Una vuan nga një sëmundje e rëndë

Prindërit e një vajze të vogël të quajtur Una, po kërkojnë ndihmë nga qytetarët...

Familja Dani nga Istogu kërkon ndihmë për shërimin e djalit, i duhet urgjentisht trajtimi jashtë vendit

16 vjeçari Elham Dami ka nevojë për ndihmë. Ai është i është diagnostikuar me...

13 vjeçarja nga Drenasi ka nevojë urgjente për ndihmën tuaj

Rinesa (Remzi) Dani, nga fshati Shtuticë, komuna e Drenasit, ka nevojë urgjente për ndihmë,...