E shtunë, 1 Mars, 2025

Diturije Hajdini, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë

- Advertisement1-

Diturije Hajdini, është zgjedhur mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor 2024/2025 në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë, shkruan AlbanianEducation.net.

Njoftimi i shkollës:

- Advertisement -

Diturije Hajdini, mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor 2024/2025!

Më datë 24 shkurt 2025, është mbajtur mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve, me shumicën e mësimdhënësve (33 pjesëmarrës).

Nga të gjithë emrat e propozuar, mësimdhënëse e dalluar u përzgjodh Diturije Hajdini.

Mësimdhënëse klasore, ka shumë respekt dhe vlerësim nga të gjithë punonjësit e shkollës.

Znj. Diturije Hajdini është mësimdhënëse klasore dhe punon tash e 23 vite duke kontribuar në gjeneratat e reja me shumë përkushtim e dashuri në profesionin e saj.

Mësimdhënësja në fjalë ka punuar vazhdimisht edhe në avancimin e saj profesional, duke ndjekur trajnime profesionale.

- Advertisement -rrrrrrr

Pjesëmarrëse në të gjitha aktivitetet ndërkurrikulare dhe ekstrakurrikulare sa i përket punës me nxënës.

Është mësimdhënëse e cila shërben si model për tu ndjekur nga mësimdhënëset e reja, si në planifikimin dhe organizimin e orës mësimore gjithashtu dhe në bashkëpunimin në punën ekipore.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Ajshe Hasani Gashi, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Nazim Gafurri” në Prishtinë

Ajshe Hasani Gashi, është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Nazim Gafurri" në...

Dila Perlaskaj, zgjedhet mësuese e dalluar në shkollën “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë

Shkolla “Daut Bogujevci” në Fushë Kosovë ka zgjedhur Dila Perlaskaj si mësimdhënësen e dalluar...

Drejtori i Arsimit në Rahovec mbledh mësimdhënësit e programit fillor – kjo është arsyeja

Drejtori i Arsimit në Rahovec, Avni Morina, ka mbajtur sot sesionin informues për fillimin...

Ermela Rugova zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Trepça” në Banjë të Istogut

Ermela Rugova është zgjedhur mësuesja më e dalluar në shkollën "Trepça" në Banjë të...