Diturije Hajdini, zgjedhet mësimdhënëse e dalluar në shkollën “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë

- Advertisement -

Shkolla “Mitrush Kuteli”, në Prishtinë ka zgjedhur Diturije Hajdini, mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor 2024/2025, shkruan AlbanianEducation.net.

- paragrafi 1 -

Njoftimi i shkollës: 

- Advertisement -

Diturije Hajdini, mësimdhënëse meritore, për vitin shkollor 2024/2025!
Më datë 24 shkurt 2025, është mbajtur mbledhja e Këshillit të Mësimdhënësve, me shumicën e mësimdhënësve (33 pjesëmarrës).

Nga të gjithë emrat e propozuar, mësimdhënëse e dalluar u përzgjodh Diturije Hajdini.

Mësimdhënëse klasore, ka shumë respekt dhe vlerësim nga të gjithë punonjësit e shkollës.
Znj. Diturije Hajdini është mësimdhënëse klasore dhe punon tash e 23 vite duke kontribuar në gjeneratat e reja me shumë përkushtim e dashuri në profesionin e saj.

- Advertisement -

Mësimdhënësja në fjalë ka punuar vazhdimisht edhe në avancimin e saj profesional, duke ndjekur trajnime profesionale.

Pjesëmarrëse në të gjitha aktivitetet ndërkurrikulare dhe ekstrakurrikulare sa i përket punës me nxënës.

Është mësimdhënëse e cila shërben si model për tu ndjekur nga mësimdhënëset e reja, si në planifikimin dhe organizimin e orës mësimore gjithashtu dhe në bashkëpunimin në punën ekipore.