E diel, 23 Shkurt, 2025

Ditjon Fetahu nga Këshilli i Nxënësve: Kopjimi po ndodh se administruesit nuk e bëjnë mirë detyrën e tyre

- Advertisement1-

Ditjon Fetahu nga Këshilli i Nxënësve të Kosovës tha se publikimi i Testit të Maturës në rrjete sociale është fenomen që është shoqëruar ndër vite.

Por, sipas tij kjo po ndodhë për shkak se administruesit nuk e bëjnë mirë detyrën e tyre.

- Advertisement -

“Edhe këtë vit si në vitet e tjera janë problemet që po na shfaqen. Ndër vite jemi përballur me dy fenomene nëse kisha mujt me thënë sa i përket prej monitorimit të maturës, e ato janë kopjimi i nxënësve dhe e dyta mos përgjegjësia nga administruesit që po lidhet edhe me të parën me çështjen e tolerimit të kopjimit, por edhe me vonesa në paraqitje në ditën e testimit”, tha Fetahu.

Ai shtoi se nga monitorimi direkt i këtij testi, kanë identifikuar rreth 100 nxënës e që janë larguar nga Testi i Maturës.

“Rreth 100 nxënës dhe administrues që janë dënuar në këtë afat pasi janë gjetur prej këtyre grupeve online që janë gjetur që po flasim. Por vlen të theksohet se jo të gjithë nxënësit që kanë qenë pjesë e grupeve online, kanë pasur lluksin ta përdorin telefonin gjatë testimit”, tha Fetahu.

Sipas tij, qasja e administruesve duhet të tregohet me më seriozitet në punë dhe me u zhvillu tutje.

“Duhet me pas edhe kontroll më të madh para hyrjes në qendra të testimit sa i përket përdorimit të telefonave”, shtoi ai./Kallxo/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....