E martë, 25 Shkurt, 2025

DITA NDËRKOMBËTARE E MËSUESIT: Faleminderit mësimdhënës për punën që bëni në arsimimin e brezave

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit i ka falënderuar ata për punën që e bëni me përkushtim dhe për sakrificën e madhe në arsimimin e brezave të rinj, shkruan AlbanianEducation.net.

Ajo ka shkruar se prioritet kanë ta përmirësojnë cilësinë në arsim, duke rregulluar infrastrukturën ligjore dhe fizike.

- Advertisement -

Postimi i Nagavcit:

Të dashur mësimdhënës,

👩🏼‍🏫👨🏼‍🏫Sot në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Mësuesit dua të ju falenderoj për punën që e bëni me përkushtim dhe për sakrificën e madhe në arsimimin e brezave të rinj.

Roli i mësimdhënësve në procesin edukativo-arsimor është i shumë i rëndësishëm për zhvillimin e përgjithshëm të shoqërisë.

Puna me nxënës është përgjegjësi dhe jam e vetëdijshme që ky angazhim kërkon shumë energji e vullnet nga të gjithë.

Si ministri jemi duke punuar shumë në rregullimin e sektorit të arsimit, të cilin e kemi gjetur me shumë mangësi në të gjitha hallkat e funksionimit. Prioriteti ynë është të përmirësojmë cilësinë në arsim, duke rregulluar infrastrukturën ligjore dhe fizike.

- Advertisement -rrrrrrr

Mësimdhënia cilësore duhet të jetë mbi të gjitha preokupimi ynë i përbashkët dhe përgjegjësia ndaj fëmijëve, qytetarëve e vendit. Me punë e angazhim të përbashkët jam e sigurt se do të ja dalim.

Edhe njëherë, ju faleminderit për punën dhe përkushtimin tuaj të palëkundur në edukimin e fëmijëve tanë.

🍀Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Mësuesit!

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Votoni për Emin Hoxha – mund të bëhet mësuesi më i preferuar i Amerikës

Shqiptari që jeton në SHBA, Emin Hoxha është në garë për mësuesin e preferuar...

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...