E diel, 23 Shkurt, 2025

Dita Ndërkombëtare e Arsimit, UNESCO: 617 milionë fëmijë dhe adoleshentë nuk mund të lexojnë

- Advertisement1-

Sipas UNESCO-s 258 milionë fëmijë dhe të rinj ende nuk ndjekin shkollën, derisa 617 milionë fëmijë dhe adoleshentë nuk mund të lexojnë dhe kuptojnë matematikën.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli 24 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Arsimit, në shenjë kremtimi të rolit të arsimit për paqen dhe zhvillimin.

- Advertisement -

Sipas UNESCO-s 258 milionë fëmijë dhe të rinj ende nuk ndjekin shkollën, derisa 617 milionë fëmijë dhe adoleshentë nuk mund të lexojnë dhe kuptojnë matematikën.

Më pas, bëhet e ditur më pak se 40% e vajzave në Afrikë përfundojnë shkollën e mesme të ulët dhe rreth katër milionë fëmijë dhe refugjatë të rinj janë jashtë shkollës.

“Në këto kohë të jashtëzakonshme, biznesi si zakonisht nuk është më një opsion. Nëse duam të transformojmë të ardhmen, nëse duam të ndryshojmë kurs, duhet të rimendojmë arsimin”.

“Kjo do të thotë të krijojmë një kontratë të re sociale për arsimin”, siç kërkohet nga Raporti i UNESCO-s mbi të Ardhmen e Arsimit, i publikuar nëntorin e kaluar. “Ne duhet të riparojmë padrejtësitë e së kaluarës dhe të orientojmë transformimin dixhital rreth përfshirjes dhe barazisë”.

“Dhe ne kemi nevojë që arsimi të kontribuojë plotësisht në zhvillimin e qëndrueshëm, për shembull, duke integruar edukimin mjedisor dhe barazinë në të gjitha kurrikula, duke trajnuar mësues në këtë fushë”, deklaroi Audrey Azoulay, Drejtoreshë e Përgjithshme e UNESCO-s, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Arsimit.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....