Dita e Tokës – Aktivitet i veçantë me nxënësit e klasës IX/1 të shkollës “Hil Mosi” në Pejë

- Advertisement -

Me rastin e Ditës së Tokës, nxënësit e klasës IX/1 të shkollës “Hil Mos” në Pejë së bashku me arsimtaren e lëndës së Teknologjisë Albana Fetahaj Blakaj zhvilluan një aktivitet vullnetar për ndërgjegjësimin mjedisor.

Ata prezantuan një projekt për vetëdijesimin mbi mbrojtjen e mjedisit, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së natyrës për brezat e ardhshëm.

- Advertisement -

Pas prezantimit, nxënësit morën pjesë në një aksion pastrimi në ambientet e shkollës, si shembull i angazhimit konkret për një mjedis më të pastër dhe më të shëndetshëm.

Falënderojmë nxënësit për punën, përkushtimin dhe frymën pozitive që e karakterizoi këtë ditë! Le ta duam dhe ta mbrojmë Tokën çdo ditë!

- Advertisement -