E hënë, 24 Shkurt, 2025

Dita e Tokës, 4 gjëra të thjeshta që mund të bësh për t’i ardhur në ndihmë

- Advertisement1-

Ndonëse 22 prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Tokës, e tillë duhet të jetë çdo ditë pas dhe para saj.


Dita e Tokës thjesht shërben për të na kujtuar sa të lidhur jemi me të, sa nevojë kemi për të dhe sa i rëndësishëm është roli i njeriut mbi të.

- Advertisement -

Problemet që vijnë nga ndryshimet klimatike nuk zgjidhen brenda natës, nëse më parë njerëzimi nuk ndryshon sjellje. Nevoja për ta bërë këtë është urgjente, por si t’i vijmë në ndihmë Tokës?

1. Redukto shpërdorimet ku është e mundur

Si ta bëni këtë? Duke hequr dorë nga moda e shpejtë dhe investimi në veshje të përdorura. Nëse buxheti do t’jua lejonte, riciklimi i veshjeve markë të përdorura do të ishte opsioni më i mirë për të gjithë! Shmang përdorimin e qeseve plastike sa herë ble ushqime.

2. Reduktoni çlirimin e karbonit

Qëndrojini besnik trenave dhe minimizoni sa më shumë udhëtimet ajërore.

3. Bëni kujdes me ushqimet

- Advertisement -rrrrrrr

Reduktimi i ushqimeve me bazë shtazore është një mënyrë për të ndihmuar mjedisin përreth. Nëse mundeni, mësojeni veten të shijoni dhe ta pasuroni dietën me produkte bimore, që në të njëjtën kohë janë miqësore për Tokën dhe të shëndetshme për ju.

Pyesni gjithnjë nga ju vjen ushqimi që po blini. Kushtojini rëndësi cilësisë dhe vlerësoni blerjet lokale si dhe prodhimet e stinës. Hiqni dorë nga ushqimet e konservuara.

4. Qëndroni të informuar

E fundit, por jo më pak e rëndësishme është të qëndroni të informuar. Mësoni ç’ndodh rreth jush dhe jepini rëndësinë e merituar duke protestuar apo duke ju bashkuar një fushate. Lexoni libra, dokumentarë apo dëgjoni podcast-e të ndryshëm që flasin për ndryshimet e klimës dhe shihni çfarë mund të bëhet për të.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...