E mërkurë, 22 Janar, 2025

Dita e parë e mësimit i zuri në rinovim pesë objekte shkollore të kryeqytetit

- Advertisement1-

Jo të gjitha shkollat në kryeqytet i hapën dyert për nxënësit më 1 shtator. Pesë sosh vazhdojnë të jenë në rinovim e një numër nxënësish janë zhvendosur në shkolla të tjera. Prindërit kërkuan që procedurat e rregullimit të hapësirave ku mësojnë nxënësit do të duhej të përfundonin më herët.

Ndonëse mësimi filloi dhe nxënësit iu rikthyen shkollës, dyert e shkollës “Gjin Gazulli” nuk u hapën të premten për nxënës.

- Advertisement -

Në këtë shkollë në kryeqytet janë duke u zhvilluar ende punime me qëllim të rinovimit të hapësirave të objektit.

Drejtori Bujar Gjocaj ka treguar se për shkak se rinovimet kanë qenë të thella, ato nuk kanë mundur të përfundoheshin deri më 1 shtator, dhe për pasojë klasat 11 dhe 12 janë zhvendosur në hapësirat e gjimnazit “Eqrem Çabej”.

“Punët e vrazhda janë në përfundim e sipër. Shpresojmë që më datën 15 shtator t’i kthehemi normalitetit në shkollë, nuk është e thënë që përfundojnë punimet më datën 15 shtator, punimet në objekte të shkollës dhe jashtë në oborr do të vazhdojnë dhe zotimin e kemi prej kompanisë që deri më datën 1 tetor të prehet shiriti dhe të përfundohen të gjitha”, ka deklaruar Gjocaj.

Gjocaj ka treguar se dita e parë e mësimit nisi edhe me mungesë të ditarëve të vlerësimit.

Rinovime janë duke u bërë edhe në hapësirat e shkollës fillore “Meto Bajraktari”.

Prindërit që shoqëruan fëmijët në ditën e parë të mësimit thanë se këto procedura do të duhej të përfundonin me kohë.

- Advertisement -rrrrrrr

“Shkolla e djalit, “Meto Bajraktari” është në rinovim. Është duke u bërë me sa po e shoh një punë e mirë edhe pse ndoshta është dashur me kohë me fillu dhe mbaru me kohë. Porse zakonisht te ne kështu po shkojnë punët. Edhe po presim që do të jetë një vit shkollor ndoshta më i mirë”, ka thënë Festim Fanaj.

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besjanë Musmurati, në një konferencë për media bëri të ditur se deri më tani janë rinovuar 22 shkolla dhe se aktualisht në proces janë edhe pesë të tjera.

“Secila shkollë i ka specifikat e veta, sepse janë kontrata të ndryshme, por në përgjithësi lajmi i mirë është që po i rinovojmë shkollat që nuk kanë qenë të rinovuara për një kohë të gjatë. Po flasim për shkollat më të vjetra të Prishtinës që kanë dikuar rreth mbi 2 mijë nxënës secila shkollë, kështu që ia vlen të presim 10-15 ditë pa humbur mësim”, ka thënë Musmurati.

Për shkak të rinovimeve, edhe shkollat “Gjergj Fishta”, “Hoxhë Kadri Prishtina” dhe “Ahmet Gashi” kanë bërë sistemimin e nxënësve në hapësirat e shkollave të tjera. / KOHA

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Plani Individual i Edukimit dhe fëmijët me nevoja të veçanta në shkollë…

Plani Individual i Edukimit (PEI) është një dokument i personalizuar për fëmijët me nevoja...

Miti i të mësuarit të gjuhës nga ekranet: Pse fëmija juaj nuk e zotëron anglishten?

"Shumë prindër besojnë se fëmijët mësojnë anglishten nga ekranet, por në fakt, kjo metodë...

Nga Malvina Lamçe Rista: Dashuria për fëmijët dhe pasioni për mësimdhënien

Ka diçka të jashtëzakonshme në shpirtin e një mësuesi, diçka që nuk mund të...

E rrezikshme: Disa nxënës rrezikojnë jetën e tyre që të marrin borë nga terasa e shkollës

Një ngjarje shqetësuese është regjistruar në shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Musa...