E hënë, 24 Shkurt, 2025

Dita e fundit e janarit, vlera e koeficientit të pagave mbahet i fshehtë – PSE?

- Advertisement1-

“Në janar do të vendoset vlera e koeficientit. Nuk mund ta përcaktojmë koeficientin me Ligjin e Pagave, por me buxhet. Po kërkoj pak durim prej juve, saktësisht në janar të vitit 2023”, ishin fjalët e kryeministrit Albin Kurti më 24 dhjetor. Por, në ditën e fundit të janarit, koeficienti i Ligjit të Pagave vazhdon të mbahet i fshehtë.

Ligji për Paga hyn në fuqi më 5 shkurt. Me të rregullohet çështja e pagave për punonjësit e sektorit publik. Koeficientet tashmë janë publikuar, por se vlera ka mbetur e fshehtë. Ministri i Financave, Hekuran Murati, ditë më parë u shpreh se janë duke u bërë përllogaritjet dhe kur të bëhet përmbledhja e të gjithave, atëherë do të përpjesëtohet shuma e ndarë për paga në buxhet.

- Advertisement -

Edhe shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila, më 23 janar pati thënë se Qeveria për pak ditë do ta përcjellë vlerën e koeficientit në Kuvend. Megjithatë, në njoftimin e Kryesisë së Kuvendit për seancat plenare që pritet të mbahen të mërkurën dhe të enjten, nuk është në rend dite edhe pika e projektligjit të buxhetit.

Siç ka raportuar KOHA, brenda Qeverisë janë diskutuar disa propozime, ku vlera e koeficientit sillet nga 92 deri në 110 euro. Nëse shuma prej 745 milionë eurosh për paga në buxhetin për 2023 nuk ndryshohet, atëherë vlera e koeficientit nuk do të jetë më e lartë sesa 110 euro.

Në Shoqatën sindikale të Shërbyesve civilë kanë paralajmëruar se nëse shuma është më e vogël se 130 euro, ligjin do ta dërgojnë në Kushtetuese.

Javën e shkuar, Qeveria vendosi t’i ndajë nga 50 euro shtesë në pagë për janar për të gjithë punëtorët e sektorit publik, deri në hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga.

Ligji i Pagave në sektorin publik ishte miratuar në lexim të dytë nga Kuvendi i Kosovës më 22 dhjetor të vitit të kaluar.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Lajm shumë i mirë për shkollën “Dardania” në Prishtinë: Pajiset me 2200 dollapë për nxënësit

Shkolla "Dardania" në Prishtinë ka njoftuar se kanë pranuar 2 mijë e 200 dollapë...

Lajm i mirë: 5600 dollapë për nxënësit e 9 shkollave fillore në Prishtinë

Punë e mirë po vazhdon të bëhet në shkollat e Prishtinës. Sot drejtoresha e...

Në shkollën “Ndre Mjeda” në Rakosh po vazhdon vlerësimi i performancës së mësimdhënësve

Në shkollën "Ndre Mjeda" në Rakosh të Istogut po vazhdon puna e ekipit për...

Luljeta Murati, zgjedhet mësuesja më e dalluar në shkollën “Ismail Qemali” në Prishtinë

Luljeta Murati, mësimdhënëse e Fizikës e cila punon qe 25 vite duke kontribuar në...