E premte, 24 Janar, 2025

Dita Botërore e Mësuesit, mësimdhënësit në Kosovë i gjen pa paga e me kredi

- Advertisement1-

Dita Botërore e Mësuesve, e njohur edhe si Dita Ndërkombëtare e Mësuesve, është një ditë ndërkombëtare që mbahet çdo vit më 5 tetor, që nga viti 1994, e cila u krijua nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (UNESCO).

Kjo ditë festohet për të nderuar dhe vlerësuar mësuesit për kontributin e tyre ndaj nxënësve.

- Advertisement -

Por, në Kosovë kjo ditë po i gjen mësuesit pa festuar!

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që për shkak të grevës pesë javëshe, mësuesit grevistë të mos paguhen për muajin shtator, gjë kjo e cila ka shkaktuar edhe ‘probleme’ në gjendjen financiare të tyre.

Shpejtim dhe Durije Hyseni janë çifti janë Prishtina, të dy mësues në shkolla të ndryshme në kryeqytet, ku kredia është vetëm një nga sfidat me të cilat do të përballen në muajin tetor.

“Gati diku 120 euro bahen krejt, jo rryma, pastrimi, lifti, pastaj ku janë edhe gjërat tjera për fëmijët, ushqimet dhe produktet ushqimore që është një vlerë kogja e lartë për një muaj me kalu”, tha mësimdhënësja për T7, ndërsa bashkëshorti i saj, Shpejtimi shtoi se këto veprime të Qeverisë janë të papranueshme, dhe siç thotë ai “Qeveria po i shkel të drejtat e punëtorit”.

Një mësimdhënës prizrenas, votues i VV-së i ka shkruar një letër publike Minstres së Arsimit, Arbërie Nagavci, i zhgënjyer me mos ekzekutimin e pagave për mësimdhënësit grevistë, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Në letrën e tij, Beqir Letaj thotë se ai ka qenë mbështetës i madh i VV-së, dhe se tani siç thotë ai është “bërë objekt talljesh në opinion për rreth”.

- Advertisement -rrrrrrr

“Jam shumëfish i zhgënjyer. Kënd ta votoj në të ardhmën, LVV që siç shkruan një inelektual lokal nga Arbana keni prekë në “maxhën” e mesimdhënësit apo ti votojmë partitë opozitare që e zhvatën këtë Kosovë masivisht”, shkruan mes tjerash ai.

Letaj nga Prizreni gjithashtu ka përmendur faktin se edhe pesë muaj do të pensionohet, dhe sipas tij nuk e ka paramenduar kurrë që karriera e tij të përfundoj me këtë zhgënjim total.

Fejzullah dhe Resmije Morina janë po ashtu një çift tjetër, po të dy mësimdhënës, kanë thënë se po hasin në vështirësi pasi kanë tre fëmijë studentë, shtuar këtu edhe këstin e kredisë prej 430 eurove.

“Kemi këstin e kredisë, që duhet ta paguajmë për shkak se na u ka dashtë ta blejmë banesën, pastaj shpenzimet me rrym, studentët në fakultet, këstin e kredisë e kemi 430 euro”, thonë çifti, derisa shtojnë se nuk janë pishman aspak për grevën.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Liri Hoxhaj nga Kosova magjistron në Universitetin e Bristolit me plis në kokë

Liri Hoxhaj, ish-studenti i Universitetit të Prishtinës, ka magjistruar sot në Universitetin e Bristol. Lir...

Ngjarje e tronditëse: Edukatorja fotografon fëmijën 3-vjeçar dhe e qëllon me shuplakë

Rudina Gërdani është edukatorja 46-vjeçare e cila ka dhunuar disa herë vogëlushin 3-vjeçar në...

Rreziku nga dezinformatat dhe lajmet e rreme, ‘Çohu’ mban ligjëratë me nxënësit e shkollës “28 Nëntori” në Prishtinë

📍Organizata Çohu!, ka mbajtur sot një ligjëratë me nxënësit e Shkollës së Mesme Teknike...

Dalin pamje të tjera: Momenti kur qeni hyri në shkollën në Suharekë, nxënës e mësimdhënës shihen duke ikur

Një incident i rrallë dhe i rëndë ndodhi dje në shkollën e fshatit Shirok...