Shkolla “Shaban Golaj” në Lipovec të Gjakovës me rastin e Ditës Botërore të Librit organizoi një aktivitet të veçantë, ku fjala dhe libri ishin në qendër të vëmendjes.
Nxënësit lexuan pjesë të zgjedhura nga autorë të ndryshëm, ndanë mendimet e tyre për rëndësinë e leximit dhe krijuan kënde të bukura me libra të preferuar, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimi i shkollës:
Dita Botërore e Librit në Shkollën Tonë
Sot, me rastin e Ditës Botërore të Librit, nxënësit dhe mësueset e lëndës Gjuhë dhe Komunikim organizuan një aktivitet të veçantë, ku fjala dhe libri ishin në qendër të vëmendjes.
Nxënësit lexuan pjesë të zgjedhura nga autorë të ndryshëm, ndanë mendimet e tyre për rëndësinë e leximit dhe krijuan kënde të bukura me libra të preferuar. Atmosfera ishte plot dashuri për dijen, për gjuhën dhe për trashëgiminë kulturore që na bashkon.
Një ditë që na rikujtoi se libri është miku më besnik i shpirtit njerëzor.