Disney ka marrë përsipër të ribëjë film “Borëbardhën…”, por puna ka ngecur diku. Aktorë të ndryshëm, një prej tyre Peter Dinklage e ka akuzuar kompaninë se po ndjek stereotipet e vjetra e se po i përforcon ato. Kjo akuzë lidhet me përfshirjen dhe trajtimin në film personazheve me nanizëm.
“Për të shmangur përforcimin e stereotipeve nga filmi origjinal i animuar, ne po ndjekim një qasje të ndryshme me këta shtatë personazhe dhe jemi konsultuar me anëtarët e komunitetit të njerëzve me nanizëm”, tha një zëdhënës në një deklaratë për Hollywood Reporter, të martën e djeshme.
Borëbardha edhe zgjedhur një vajzë latine dhe e njëjta logjikë duhet ndjekur edhe të mos stereotipizuar miqtë e saj, 7 xhuxhat.
Studio gjithashtu pretendon se ka punuar për riimagjinimin e 7 personazheve xhuxhë që në fazat e hershme të prodhimit.