E diel, 19 Janar, 2025

“Diskriminim”, Ministria e Arsimit nuk po lejon aplikimin e nxënësve 5 vjeçar, prindërit fillojnë ankesat

- Advertisement1-

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur mbrëmë vonë se nga sot, prindërit që kanë fëmijët në shkollë nga klasa e parë deri në të nëntën, mund të aplikojnë për subvencionimin e teksteve shkollore.

Por, jo të gjithë nxënësit do ta gëzojnë të drejtën e njëjtë. Prindërit e fëmijëve 5 vjeçar që tashmë janë regjistruar në shkollë nuk do të marrin shifrën prej 80 euro.

- Advertisement -

Ministria e Arsimit nuk e ka paraparë një opsion që do të mund t’i linte këtë prindër të aplikonin. Në platformën e-Kosova prindërit mund të aplikojnë për subvencionim të teksteve shkollore për fëmijët nga mosha 6 vjeçare e tutje.

L. K, nga Fushë Kosova tha për Gazetën Insajderi se fëmiu i tij që tani është 5 vjeçar në shtator mbush 6 vjeç dhe se tashmë është regjistruar në shkollë. Por, nuk po mund të aplikojë për të përfituar subvencionim që të ja blejë tekstet shkollore.

Ai e quajti diskriminim moslejimin për aplikim.

“Pas publikimit për aplikim me tekste shkollore në eKosova, sistemi nuk e pranon aplikimin tim si prind për arsye që femiu im nuk i ka mbushur akoma 6 vite (6 vite i mbush në fund të muajit shtator).
Unë, fëmiun tim e kam regjistruar në klasë të parë ndërsa nuk mund të përfitoj për tekste shkollore dhe diskriminohet për shkak te paaftesise dhe tekeve te njerëzve në ministri e në Qeveri“, tha ai për Insajderin.

Ndryshe, Nagavci tha se mjetet do të dalin në xhirollogaritë e prindërve nga fillimi i javës së ardhshme.

Sipas vendimit do të ndahen 80 euro për nxënësit nga klasa 1 deri në klasën e 5 për blerjen e teksteve dhe materialeve mësimore.

- Advertisement -rrrrrrr

Sindikata e Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBAShK), po konsideron mjetet e ndara nga Ministria e Arsimit mund të mosmjaftojnë për t’i blerë librat nga prindërit, tha nënkryetarj

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...