- Advertisement1-
Secili mësimdhënës aplikon metodologji të përshtatshme për të dhe për grupin e nxënësve me të cilin punon.
Po listojmë disa metoda, teknika dhe aktivitete mësimi, nga të cilat mësimdhënësi mund të përzgjedhë ato më të përshtatshmet për t’i aplikuar në praktikë:
- Ligjeratat e mësimdhënësit – Metoda e ligjërimit
- Diskutimi në klasë nisur nga mësimdhënësi apo nxënësi
- Pyetje-përgjigje (PSE?KUR?KUSH?ÇFARË? SI?)
- Diskutimi në grup udhëhequr nga një nxënës
- Demonstrimi gjatë ligjërimit nga mësimdhënësi
- Demonstrimi nga ndonjë mësimdhënës i fushës përkatëse/specifike të shpjegimit
- Prezantimi nga një panel instruktorësh apo nxënësish
- Prezantime nga panelet e nxënësve nga disa klasa
- Prezantime individuale të mësimdhënësve.
- Debati informal për çështje aktuale në klasë.
- Vendosja e ideve në pikturë.
- Tabela e buletinit
- Puna në grupe të vogla siç është orientimi në detyrë, diskutimi, metoda sokratike.
- Të folurit/përsëritjet në kor/koral
- Koleksionimi
- Aktivitete lexim kuptimi nga tekstet mësimore (Qëllimi i detyrave të leximit është që nxënësit të lexojnë, kuptojnë dhe shprehin kuptimin e një teksti).
- Punë me tekst
- Aktivitete shkrimi dhe leximi në revista, gazeta, monografi etj.
- Aktivitete në libra plotësues
- Teknika të përshkrimit të pjesëve të librit në fletore.
- Debate të organizuara-formale
- Fjalëkryqe
- Ushtrime fjalori
- Ditarët personal të nxënësve
- Vallëzime sipas kulturave/vendeve të ndryshme
- Formulimi i përmbledhjeve të orës mësimore nga nxënësit
- Hulumtime bazuar në librari/literaturë në fusha dhe probleme të caktuara
- Sajuese hartash
- Përdorimi i paratestit për të vlerësuar nxënësin për gatishmërinë e tij për mësimet e radhës.
- Lojrat
- Intervistat
- Hartat, globet
- Telefonët mobil / M-learning
- Udhëtimet/Vizitat në terren
- Drama/loja në role
- Muralet
- Projekte klase
- Projekte individuale
- Eksperimente laboratorike me grupe nxënësish
- Dramatizimi, skeqet dhe lojërat
- Posterët
- Zgjidhja e problemeve
- Studimi i rasteve
- Përdorimi i filamve dokumentar edukativ.
- Shfaqje teatrale
- Përdorimi i inçizimeve
- Përdorimi i radio programeve
- Përdorimi i TV-së.
- Stampimi
- Bashkëpunimi me komunitet
- Tregimi i historive, ngjarjeve, fakteve historike etj.
- Tutorët: Mësimdhënie e bashkëmoshatarëve (përcaktohet një grup i nxënsve që ndihmojnë të tjerët)
- Linjë kohe (një paraqitje grafike e kalimit të ngjarjes nëpër kohë si drejtëz)
- Formimi i grupeve aktive të nxënësve për aktivitete jashtëkurrikulare, nëpër aktive profesionale.(Dinamika e grupeve nënkupton: A. Formimi i grupeve — nxënësit mësojnë nga njëri-tjetri, njohin njëri-tjetrin, nxënësit dhe mësimdhënësit përcaktojnë objektivat e përbashkëta. B. Stuhia: Nxënësit në udhëheqjen e mësimdhënësve zgjidhin problemet dhe kapërcejnë mospajtimet midis njëri-tjetrit, duke toleruar njëri-tjetrin. C. Funksionimi: Faza në të cilën grupi i nxënësve punon së bashku për të arritur qëllimet e synuara. D. Performimi: Grupet e nxënësve arrijnë ndërveprimin, punojnë në mënyrë individuale dhe grupore edhe pa mbikqyrjen e mësimdhënësit që organizon aktivitetin jashtëkurrikular.
- Ekspozitat
- Leximi me zë të lartë.
- Leximi me zë të ulët
- Hulumtimi në veprim nëpër lëndë dhe tematika mësimore.Burimi: https: //teaching.uncc.edu/artemesimi.com