E premte, 20 Shtator, 2024

Disa shkolla pritet të mos i hapin dyert për nxënësit më 1 shtator

- Advertisement1-

Kur kanë mbetur edhe rreth dy javë për fillimin e vitit të ri shkollor, në disa shkolla janë duke u kryer ende rinovime. Në një numër sosh, ato pritet të mos përfundojnë as më 1 shtator.

Drejtorët komunalë thanë se vonesat në rinovime janë shkaktuar si pasojë e shtyrjes së përfundimit të vitit shkollor e edhe si pasojë e procedurave të prokurimit. E në Këshillin e Prindërve thanë të jetë shqetësuese që çdo vit rinovimet në institucionet arsimore fillojnë me vonesë

- Advertisement -

Rinovimet në objektin e shkollës së mesme “Gjin Gazulli” në kryeqytet kanë filluar njëzet e katër ditë para fillimit të procesit mësimor.

Në tri katet dhe në kulm janë duke u zhvilluar punime të vrazhda. Por kjo, sipas drejtorit të shkollës, Bujar Gjocaj, nuk do të pengojë nisjen e procesit mësimor më 1 shtator.

“Ne sot patëm takim me kompaninë dhe na premtuan që do ta bëjnë të pamundurën që deri më datën 1 shtator të fillojnë pjesët që ne na nevojiten për të filluar procesin mësimor… Përpjekje do të bëjmë në të gjitha klasat, me përjashtim të tri laboratorëve që ndoshta ka mundësi të vonohen, por do ta zhvillojmë mësimin nëpër klasa”, ka thënë Gjocaj, i cili theksoi se procesin mësimor në shtator do të mbajnë nën zhurmën e punimeve.

Në të njëjtën gjendje janë edhe katër shkolla në kryeqytet.

Renovimet të thella janë duke u zhvilluar në shkollën “Naim Frashëri”, “Gjergj Fishta”, “Meto Bajraktari” e “Hoxhë Kadri Prishtina”.

Punëtorë të kompanive të angazhuara u shprehën skeptikë se punimet mund të përfundojnë deri më 1 shtator.

- Advertisement -rrrrrrr

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, ka thënë se vonesat janë shkaktuar si pasojë e shtyrjes së përfundimi të vitit shkollor.

“Sepse është shtyrë mësimi për 1 muaj gjatë verës, e edhe renovimet janë super të thella. Muret janë duke u gërryer e dyshemetë janë duke i shtruar prej fillimit”, ka thënë Musmurati.

Njëjtë si në Prishtinë edhe disa nga institucionet arsimore në komunat e tjera janë duke zhvilluar renovime, në prag të nisjes së vitit shkollor.

Janë 13 objekte shkollore në Vushtrri, në proces të intervenimeve, por që sipas drejtorit të Arsimit, Dardan Abazi, priten të jenë gati më 1 shtator.

“Pse nuk janë përfunduar komplet punët në të gjitha është sepse koha e zbatimit të renovimeve është e kufizuar vetëm në kohën kur nuk ka mësim. Kjo ka determinuar relativisht edhe procedurat e prokurimit. Sidoqoftë, nuk jemi vonë me punimet dhe ende kemi edhe 2 javë apo më shumë deri në fillim të vitit të ri shkollor”, ka thënë Abazi.

E, drejtori i arsimit në Pejë, Naser Gega, ka thënë se shkolla në fshatin Vitomiricë mund të mos nis mësimin në kohë.

“Në pjesën dërrmuese të shkollave nuk do të ketë probleme në nisjen e vitit të ri shkollor, pos në shkollën në Vitomiricë”, ka thënë Gega.

Në Këshillin e Prindërve të Kosovës e kanë quajtur shqetësuese që çdo vit renovimet në institucionet arsimore fillojnë me vonesë.

Kryetari Besnik Dragusha ka thënë se rinovimet duhet të fillojnë menjëherë pas përfundimi të vitit të shkollor dhe jo në mes të pushimit veror.

“Kjo është gjë e mirë që ndodhin rinovime në shkolla, mirëpo është problematika që po vazhdon qe disa vite që nuk është vetëm e këtij viti por edhe viteve të tjera – renovimi i shkollave nuk po fillon menjëherë pas përfundimit të semestrit”, ka thënë Dragusha. “Sigurisht nuk është pozitive. Për me tepër është negative për nxënësit e atyre shkollave, për arsye se procesi mësimor po shtyhet dhe nuk po mbahet në orarin kalendarik në të cilën është paraparë”.

Përpos problematikës së nisjes së vitit të ri shkollor me zhurmën e renovimeve, nxënësit, rrezikojnë që 1 shtatorin ta presin edhe pa tekste shkollore, meqë shpërndarja e tyre ende nuk ka filluar nga Ministria e Arsimit. Sivjet përveç që nuk ka filluar shpërndarja e teksteve, as procesi i përzgjedhjes së librave nga shkollat nuk ka përfunduar.

Sipas praktikave të mëhershme, Ministria ka dërguar katalogët e librave në shkolla, ku secili mësimdhënës përzgjedh librin që i përshtatet për mbajtjen e lëndës. Pas një jave lista me librat e përzgjedhur dërgohet nga Drejtoria komunale e Arsimit në ministri. Pastaj duhet mbi 2 javë për të pritur shpërndarjen e tyre. /KOHA/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...