E shtunë, 27 Korrik, 2024

Disa sekrete për ta bërë aromën e parfumit të qëndrojë më gjatë tek ju

- Advertisement1-

Nëse aroma juaj e parfumit ikën shpejt dhe ju duhet ta aplikoni më shpesh gjatë ditës, këtu keni disa këshilla se si ta aplikoni parfumin në atë mënyrë që aroma të mbajë sa më gjatë.

1. Vendos vazelinë përpara parfumit

- Advertisement -

Vendosni në kyçet e duarve, ose në zonën e pulsit, vazelinë, më pas aplikoni parfumin. Gjithashtu mund ta bëni në këtë mënyrë edhe në zonën e qafës apo te bërrylat. Vazelina do të bëjë që parfumi të qëndrojë gjatë te ju.

2. Spërkateni parfumin në krehërin e flokëve

Shumë vajza e spërkasin parfumin edhe te flokët, në mënyrë që të ndihet më shumë. Alkooli që ka parfumi mund të dëmtojë flokun, duke shkaktuar tharje, prandaj mos e aplikoni direkt. Në vend të kësaj mund të spërkatni lehtë krehërin ose furçën e flokëve.

3. Mos e vendosni parfumin në tualet

Lagështia mund të dobësojë aromën e parfumit tuaj, kështu që më mirë mbajeni në dhomën e gjumit.

- Advertisement -rrrrrrr

4. Aplikojeni në kohën e duhur

Kur e spërkatni parfumin duhet të prisni derisa të thahet në lëkurë, në mënyrë që mos ta fshini gjatë veshjes.

5. Mos i fërkoni kyçet

Një zakon i vjetër është që pasi e spërkasim parfumin te kyçet e duarve, i fërkojmë me njëra-tjetrën. Kjo bën që aroma e parfumit të zbehet shpejt.

6. Ka dy lloje parfumesh

Eau de parfume apo eau de toilette? Kini parasysh që markat të cilat lexojnë eau de parfume, kanë aromë më të mprehtë dhe zgjasin më gjatë, ndërsa eau de toilette ka aromë me përqëndrim më të ulët.

7. Shishja e parfumit nuk duhet të tundet

Parfumi është krijuar për të qëndruar i palëvizshëm. Tundja e shishes e zvogëlon cilësinë e tij.

8. Mbajeni larg dritës

Parfumi duhet të ruhet nga dritat e forta pasi mund t’i zbehet aroma.

9. Mund t’i përdorni dhe pikat e fundit

Nëse keni një parfum të preferuar që është drejt fundit, mund ta spërkasni në një krem për trupin pa aromë, në këtë mënyrë do e zgjasni më shumë ekzistencën e tij.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë konsiderohet si pagë jetese, qeverisë i kërkohet urgjentisht rritja e pagës minimale

Vetëm 1 në 5 paga në Kosovë rezulton se përmbushin kriterin e pagës së...

9-vjeçari nga Prishtina ka nevojë për ndihmën tuaj, vuan nga një sëmundje e rëndë

Nëntë vjeçari nga Prishtina Erion Bytyqi, vuan nga një sëmundje e rënde Dg: D.C.P....

Profesori Milazim Krasniqi me një rrëfim tejet frymëzues: Më 1983 bashkë me Ediben morëm ofertë për të punuar në Zvicër, por nuk u larguam...

Profesori Milazim Krasniqi ka rrëfyer një histori personale që lidhet me karrierën e tij...

E dhimbshme: Doktori i ri kosovar, Jetmir Morina, vdes në një aksident në Zvicër

Kosovari Jetmir Morina nga Topanica e Kamenicës humbi jetën në një aksident në Zvicër. Binte...