E hënë, 24 Shkurt, 2025

Disa prindër sot protestojnë para Qeverisë dhe SBASHK-ut kundër grevës

- Advertisement1-

Këshilli i Prindërve të çerdhes publike në kryeqytet “Gëzimi Ynë”, ka organizuar një protestë kundër Qeverisë së Kosovës dhe Sindikatës së Bashkuar të Arsimit dhe Shkencës, si shenjë pakënaqësie për mbylljen e kopshteve/çerdheve.

Protesta do të mbahet sot, në orën 12:00. Protesta do të fillojë para objektit të Qeverisë dhe do të vazhdojë para zyreve të SBASHK’ut.

- Advertisement -

Në njoftimin e Kopshtit u bëhet thirrje prindërve që të marrin pjesë masivisht, derisa thuhet se për protestë është marrë leja nga Policia e Kosovës.

“Ju njoftojmë se Këshilli i Prindërve të Kopshtit “Gëzimi Ynë” organizon Protestë/Marsh për të shprehur paknaqësitë e prindërve me mbylljen e kopshteve/çerdheve. Ftojmë të gjithë prindërit të marrin pjesë në këtë marsh/protestë sa më masivisht. Ju njoftojmë se leja për këtë protestë/marsh është marrë nga Policia e Kosovës. Ju lusim që të jeni të qetë dhe të mos anoni partiakisht”, thuhet në njoftim.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...