E shtunë, 21 Shtator, 2024

Disa mësuesve nuk u vazhdohen kontratat, nxënësit përloten “duam mësuesen tonë”

- Advertisement1-

Nxënësit e kërkojnë mësuesen Albina, sepse janë mësuar me të. Por mësueses ne fjalë dhe disa mësuesve tjerë në shkollën fillore “Kirili dhe Metodi” në Tetovë nuk u është vazhduar kontrata. Disa prindër të revoltuar thonë se këto janë lojëra politike me çka nuk i lëshuan fëmijët të futen në klasë.

“Vajzën e kam tek mësuesja Albina. Ajo tërë natën ka qa, e dua mësuesen Albina. Pse me nxjerr atë, ajo me magjistraturë është, nuk është pa shkollë. Fëmijët janë adaptuar tek ajo për dy ditë, le ta bënin para tre muajsh atë jo sot”.

- Advertisement -

“Nuk i kemi traumatizuar mësueset ne se neve vetëm një SMS na ka ardhur se nuk është më mësuesja. Askund në Botë nuk ndërrohet me një SMS mësuesja”.

“Në fillim të qershorit kur ne i kemi regjistruar fëmijët le të na thoshin se mësuesja Albina nga shtatori nuk do të jetë në mësim ne do shikonin ku do i regjistronim fëmijët, jo tash kur fëmijët i kanë bërë tre ditë. Janë adaptuar, janë dashuruar me mësuesen dhe ta kthejmë mbrapsht, të fillojmë nga e para.”

Në klasën e mësueses Albina nuk u paraqit asnjë nxënës, ndërsa drejtoresha e shkollës thotë se zëvendësimi i arsimtarëve nuk është kompetencë e saj.

“Ne më të gjithë arsimtarët nënshkruajmë kontrata pune deri me 31 gusht. Atyre që u ka kaluar kontrata, sa ka prej tyre, i keni të gjithë jashtë dhe unë nuk mund të flas më tepër, sepse unë jam këtu për fëmijët. Fëmijët i keni traumatizuar dhe kjo nuk u falet”, tha drejtoresha Sihana Kaba.

Edhe në klasën tjetër fëmijët kërkojnë mësuesen Arjeta e cila nuk është më.

Ndonëse drejtoresha i futi nxënësit në klasë, ata për shkurt kohë dolën nga mësimi duke qarë.

- Advertisement -rrrrrrr

“Ju lutem mbani mësim me nxënësit që me pankarta kërkojnë mësuesen Arjeta ?

Mësuese t’i vazhdojë mësimin njoftohu me nxënësit, ju do rrini brenda, ok”

“Jo nuk do të mbajnë mësim, jo ne nuk jemi kundër mësueses, por fëmijët janë me trauma qajnë edhe nuk mund t’i qetësojmë ne”, tha një prind.

Nga sektori për veprimtari komunale thonë se me 31 gusht kanë përfunduar të gjithë kontratat, ndërsa deri në hapjen e konkursit të ri, do të jenë vetëm punësime të përkohshme, dhe më pas ata do të pranohen në punë. Nazmi Dauti thotë se drejtorët e shkollave janë ata që pranojnë kuadër, ndërsa kryetari i komunës vetëm jep pëlqim.

“Ne si komunë kemi qenë të detyruar që kryetari i komunës të jep pëlqime për shkak se ne si komunë nuk i kemi pëlqimet për punësimet e reja të vitit 2022-2023, se duhet të kemi parasysh faktin që neni 34 i ligjit për parandalim të korrupsionit në mënyrë decide përshkuan që deri në konstituim të këshillit nuk mund të hapen konkurse të reja. Në momentin që do të vijnë pëlqime të reja nga ministria për Arsim këta vende pune do të dalin në konkurs dhe çdo kush ka të drejtën e aplikimit në konkurs”, tha Nazim Dauti nga Sektori për veprimtari komunale.

Situata e njëjtë është edhe në shkollën “Naim Frashëri”. Sipas informacioneve nga ana e prindërve 11 arsimtarë janë zëvendësuar me të tjerë. /RTV21/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Prindërit nuk janë fajtorë nëse fëmija nuk ha, ja çfarë ka zbuluar studimi i fundit

Prindërit nuk janë fajtorë për "fëmijët e bezdishëm me ushqimin" thonë studiuesit, pasi një...

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....