Disa mësimdhënës ankohen se nuk iu kanë dalë pagat, paralajmërojnë grevë përsëri

- Advertisement -

Malsor Bejta mësimdhënës në një prej shkollave profesionale në Kosovë, ka bërë një reagim publik në profilin e tij në Facebook duke treguar se mësimdhënësve të gjashtë shkollave profesionale në nivel të Kosovës nuk iu është bërë pagesa e pagave.

- paragrafi 1 -

Bejta ka thënë se një gjë e tillë është bërë pa kurrfarë sqarimi paraprak dhe fajin për këtë ia lë drejtoreshës së Agjencisë për Aftësim profesional, Fikirije Zyberi.

- Advertisement -

Ai tutje ka thënë se nëse deri të hënën nuk jepet sqarim për këtë çështje deri në orën 16:00 dhe nëse nuk i del paga e plotë atëherë do të bëjë përpjekje që kolektivi i mësimdhënësve të shkollave profesionale të futet përsëri në grevë.

“Lajmi i djeshem per dhenjen e pagave eshte i pasakte, kete e mundesoi zj. Fikrije Zymberi, Drejtoreshe e Agjencia për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsimin e të Rriturve, e cila po vazhdon me u talle me mesimdhenesit e gjashte shkollave profesionale ne nivel vendi, duke na bere ndalesa ne page, pa na e dhene asnje sqarim paraprak!!!

Nese nuk na jepet nje sqarim i cili ka baze ligjore, dhe nese te henen deri ne ora 16:00, nuk me del paga e plote, une do beje c’mos qe t’pakten kolektivi yne te futemi ne greve serish”, ka shkruar Bejta.

- Advertisement -

Dje Thesari i Shtetit ka ekzekutuar pagat për mësimdhënësit pasi komunat kanë dërguar listat e tyre dhe janë pajtuar për kompenzimin orëve të humbura.

Nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë propozuar që orët të kompenzohen gjatë ditëve të punës me nga një orë shtesë dhe jo të shtuneve.