E enjte, 26 Dhjetor, 2024

Disa lëvizje të thjeshta që ndërtojnë besimin dhe nxisin marrëdhëniet mësues-nxënës

- Advertisement1-

Besimi është një përbërës i domosdoshëm si për kultivimin e personalitetit të fëmijës ashtu edhe për një proces edukativ efektiv. Shikoni disa lëvizje të thjeshta që ndërtojnë besimin dhe nxisin marrëdhëniet mësues-nxënës.

Besimi është një përbërës i domosdoshëm si për kultivimin e personalitetit të fëmijës ashtu edhe për një proces edukativ efektiv. Shikoni disa lëvizje të thjeshta që ndërtojnë besimin dhe nxisin marrëdhëniet mësues-nxënës.

- Advertisement -

• Çdo ditë gjeni diçka pozitive për të thënë për secilin nxënës (p.sh. “përpjekje shumë e mirë në matematikë,” mund të thoni edhe “shumë të bukura këpucët e tua të reja”). Edhe te nxënësi më i padisiplinuar mund të gjejmë diçka pozitive, por kur fokusohemi në anët negative të tyre, i tejkalojmë. Por ne po përpiqemi të krijojmë një lidhje, një pikë kontakti, të ndihet i pranuar.

• Shfaqni punën e tyre dhe bëjini të ndihen krenarë.

• U thoni rregullisht diçka pozitive prindërve për fëmijët e tyre. Prindërit ua përcjellin këtë fëmijëve të tyre dhe u kërkojnë të shtojnë përpjekjet për të pohuar anët pozitive. Nxënësit e vlerësojnë këtë qëndrim pasi duan të falënderojnë atë që njeh diçka pozitive tek ata. Funksionon, si një profeci vetë-përmbushëse.

• Dëgjoni me kujdes ato që kanë për të thënë nxënësit.

• Kur duhet t’i korrigjoni, bëjeni këtë pa e përçmuar personalitetin e tyre.

• Trajtoni nxënësit tuaj ashtu siç dëshironi të trajtojnë fëmijët tuaj.

- Advertisement -rrrrrrr

• Jini të gatshëm për diskutim (nëse, për një temë që një nxënës dëshiron të diskutojë, mendoni se nuk keni kohë të mjaftueshme, shpjegoni se ajo që ata kërkojnë është e rëndësishme, por keni diçka tjetër për të bërë në atë moment, caktoni kohën që do të jeni të lirë për aq kohë sa i duhet atij për të ndjerë interesin tuaj. Mos thoni një herë tjetër, sepse do të duket sikur po e hiqni qafe).

• Jini të ndjeshëm ndaj shqetësimeve personale të nxënësit.

• Flisni për interesat personale të secilit nxënës. Kjo krijon një lidhje të fortë dhe i bën të gjithë të ndihen të veçantë.

• Bëhuni njerëzorë, gëzohuni me gëzimin e tyre, i mbështesni në pikëllimet e tyre.

• Qeshni me ta kur ata qeshin! Bëni mimikë! (p.sh, duke kaluar pranë një klase, pashë që me rastin e diçkaje shumë qesharake që u ndodhi para tyre, të gjithë qeshën përveç mësuesit, i cili jo vetëm që nuk qeshi, por filloi të bërtasë që të heshtnin dhe të vazhdonin mësimin. Në praktikë humbi një mundësi relaksimi e klasës dhe mësuesi humbi një mundësi për të ndërtuar një marrëdhënie më të mirë me nxënësit e tij. E mira është se do të paraqiten shumë raste të tjera).

• Bëhuni vetvetja dhe mos pretendoni të jeni mësuesi ideal i përsosur.

• Pranoni gabimet tuaja, mos u përpiqni t’i mbuloni dhe mos ngurroni të kërkoni falje për to.

• Një gjë e fundit, por shumë e rëndësishme: përdorni humor! Shmangi sarkazmën dhe ironinë, nuk është humor. (Mos harroni kurrë, se keni përballë fëmijë që po zhvillohen dhe kanë nevojë t’ju ndjejnë pranë tyre).

***********

Marrë nga një program trajnimi i një universiteti të huaj me titull “Zgjidhja e Konflikteve dhe Menaxhimi i Krizave në Shkollë – Menaxhimi i Shkollës-Klasës.

© Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Rrahman Jasharaj: Murati dhe Qeveria e idhnakëve dinë edhe më zi

Për tri ditë me radhë Ministri Murati bashkë me Kryeministrin Kurti e me bashkëpunëtorë...

Mësuesja nga Ferizaj: Kemi nevojë për me u përmbushë më shumë

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sot ka pirë kafe me një mësimdhënëse...

Si lindi shkolla, një nga institucionet më jetëgjata të qytetërimit tonë?

Shkrimi nga Geron Kamberi trajton historinë e shkollës, nga origjina e saj në Greqinë...

Nis trajnimi i mësuesve për depistimin e skoliozës, përfitojnë 240 mijë fëmijë

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu para disa dite ishte në shkollën...