E enjte, 19 Shtator, 2024

Disa komuna i binden vendimit për të organizuar mësim të shtunave

- Advertisement1-

Mbështetur në kalendarin e ri shkollor të miratuar nga MASHT-i, në tetë javët në vijim do të organizohet procesi mësimor edhe të shtunave, si kompensim për orët e humbura gjatë shtatorit, kur mësimdhënësit ishin në grevë.

SBASHK-u dhe Këshilli i Prindërve kanë kërkuar një modalitet tjetër zëvendësimi. Por, disa komuna, përfshirë Prishtinën, u kanë kërkuar shkollave që të shtunën mësimi të mbahet konform vendimit të Ministrisë

- Advertisement -

Disa komuna u kanë kërkuar shkollave që t’i përmbahen kalanderit shkollor të miratuar nga Ministria e Arsimit (MASHT), një ditë pasi Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) paralajmëroi se mësimdhënësit nuk do t’i zëvendësojnë orët e humbura ditëve të vikendit. E, mbështetur në kalendarin e ri të Ministrisë, në tetë javët në vijim, do të organizohet procesi mësimor edhe të shtunave, shkaku i humbjes së orëve gjatë shtatorit, kur mësimdhënësit ishin në grevë.

E kjo ka shtyrë disa shkolla ta paralajmërojnë mbajtjen e mësimit këtë të shtunë.

Është Drejtoria e Arsimit në Prishtinë e cila përmes një emaili dërguar shkollave në kryeqytet u ka kërkuar atyre që t’i përmbahen vendimit të MASHT-it për ndryshimin e kalendarit të vitit shkollor 2022 –2023.

E pas këtij njoftimi, shkolla fillore “Faik Konica” dhe ajo “Ismail Qemali” kanë njoftuar se do të mbajnë mësimin këtë të shtunën me orarin mësimor të ditës së enjte.

Zëvendësimin e orëve të humbura e kanë paralajmëruar se do ta bëjnë edhe shkollat “Iliria” dhe “Hasan Prishtina”.

Njëjtë ka vepruar edhe Drejtoria e Arsimit në Obiliq, e cila përmes një email dërguar drejtorëve të shkollave, ka kërkuar qa ta zbatojnë kalendarin shkollor të ndryshuar.

- Advertisement -rrrrrrr

E, një ditë më parë MASHTI paralajmëroi se të shtunën do të jenë në terren inspektorët e arsimit për ta parë mbarëvajtjen e procesit mësimor.

Kjo pasi që, sipas ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci, mosmbajtja e orëve mësimore paraqet vepër penale.

Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari, përmes një reagimi dërguar mediave të premten, ka kundërshtuar kërkesën për zëvendësim të orëve. Ai ka ngritur paralele mes Qeverisë së tashme të Kosovës dhe asaj të Serbisë, në kohë okupimi.

“Zonja Nagavci, unë si njëri nga ata që kishim bërë angazhime sublime që ta mbrojmë arsimin shqip nga furtunat e pushtuesit dhe ishim po ata që u bëmë pjesë e grevës së 3 shtatorit të asaj kohe të okupimit, përjetuam disa vizita të inspektorëve të Policisë serbe të UDB-së me përndjekje e grushte e shkelma. Me inspektorë po na kërcënon edhe ti tani. SBASHK-u as në ato vite nuk u nënshtrua e as në këto ditë të kanunit të Albin Kurtit nuk do të nënshtrohet”, ka thënë mes të tjerash në këtë letër Jasharaj.

Edhe në Këshillin e Prindërve kanë thënë se të shtunave nuk duhet bërë kompensimi i orëve të humbura.

“Po kalohet në mohim të së drejtës për pushim. Ai vendim mund të kontestohet edhe ligjërisht sepse Ligji për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve ua jep të drejtën për pushim dhe të drejtën për aktivitete jashtëshkollore dhe derisa në Kosovë ka aktivitete të shumta të fëmijëve që zhvillohen në fundjavë, ua pamundëson fëmijëve atë aktivitet”, ka thënë kryetari i Këshillit të Prindërve të Kosovës, Jeton Demi. “Po shihet tendenca për të bërë një shkelje tjetër. Përsëri fëmijët janë ata që i vuajnë pasojat. Neve na duhen disa parakushte për të pasur proces normal shkollor. Parakusht është që palët të jenë të kënaqura me orarin. Të shtunat nuk kanë çka të negociohen”.

E, Rinor Qehaja nga Instituti Edguard thotë se të gjitha këto përplasje për zëvendësimin e orëve do të mund të evitoheshin po të pyeteshin për zëvendësimin e orëve mësimdhënësit, prindërit dhe nxënësit.

“Procesi mësimor duhet të zëvendësohet. Është e pakontestueshme pasi që një muaj janë shumë. Kush do të duhej të ishte idealja e zëvendësimit, ne mendojmë se kjo do të duhej të lihej në autonominë e secilës shkollës dhe të secilit komunitet lokal ,përfshirë këtu komunitetin e prindërve, mësimdhënësve, por edhe nxënësit të bashkërendojnë vendimet e tyre dhe të dakordohen për ditët dhe kohët ideale të zëvendësimit të procesit mësimor”, thotë Qehaja.

Një ditë më parë kryetari i SBASHK-ut Rrahman Jasharaj, në një konferencë për media bëri të ditur se zëvendësimi i orëve të humbura nuk do të bëhet derisa Ministria t’i ftojë në takim sindikalistët dhe të dakordohen për modalitetin e zëvendësimit.

Janë 22 ditë të humbura të kalanderit shkollor, si shkak i grevës së mësimdhënësve

Përmes kësaj greve, e cila u pezullua në fillim të këtij muaji pa ndonjë marrëveshje nga Qeveria, mësimdhënësit kërkonin nga 100 euro shtesë mbi pagë për çdo muaj deri në miratimin dhe hyrjen në fuqi të Ligjit për Paga. /Koha/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

14 persona pre e mashtrimit të mësueses nga Peja

Prokuroria Themelore në Pejë ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit ndaj mësimdhënës, Gjylfidane...

Adriatik Kelmendi: Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2, le të shkruhet vetëm shumësi: Prindërit

Nga Adriatik Kelmendi Nuk ka nevojë të shkruhet: Prindi 1 dhe Prindi 2. Le të shkruhet...

“Prindi 1”, “Prindi 2”, në vend nëna dhe babai, Komuna e Prishtinës del me sqarim pas reagimeve të shumta

Të martën një dokument i shkollës “Elena Gjika” në Prishtinë ka shkaktuar reagime të...

Krenare Çerkini, një ndër dy shqiptaret e vetme në historinë e universitetit prestigjioz

Krenare Çerkini është frymëzim për shumë vajza të reja nga Kosova. E reja nga qyteti...