Për muaj me radhë njerëzit po përdorin në mënyrë të vazhdueshme dezinfektantët e duarve pas kontaktit me njerëz apo objekte të ndryshme.
Ka disa kufizime dhe këshilla në përdorimin dezinfektuesëve, kështu që konsumatorët duhet të jenë të vetëdijshëm për këto paralajmërime, në mënyrë që ti përdorin në mënyrën më efektive të mundshme.
1. Jeni duke përdorur llojin e gabuar
Jo të gjithë dezinfektantët e duarve janë njësoj. Nga epidemologët rekomandohet përdorimi atyre që përmbajnë të paktën 60% alkool etilik ose 70% alkool izopropil. Këto eliminojnë në mënyrë efektive mikrobet. Ju gjithashtu duhet të lexoni etiketën e produktit për të përcaktuar nëse përbërësit e tij aktivë vrasin bakteret, viruset, të dyja ose asnjërin. Përdorimi i një produkti që është bakter-vrasës, ju jep një siguri false, pasi nuk ju ofron mbrojtje nga patogjenët viral si SARS-CoV-2. Sipas studiuesve pecetat e lagura për fëmijë nuk janë aspak antibakteriale.
2. Ju nuk e aplikoni ashtu si duhet
Po ashtu si metoda e famshme e larjes së duarve për 20 sekonda, me këngën “Happy Birthday”, edhe me pastruesin e duarve duhet të veprojmë në të njejtën mënyrë. Duart duhet të fërkohen për 20 sekonda derisa masa e lëngshme e dezinfektantit të zhduket.
3. Ju po përdorni shumë pak sasi
Ka shumë njerëz të cilët përdorin një pikëz të vogël alkooli, pasi mendojnë se është më mirë për të mbrojtur lëkurën e duarve. Por sipas epidemologëve sasia normale që duhet përdorur duhet të jetë në përmasën e një monedhe.
4. Ju nuk i dezinfektoni duart para ngrënies
Shumë prej jush i pastroni duart pas çdo veprimi, por harroni ta bëni këtë para ngrënies. Duhet të jeni të vetëdijshëm për pastrimin e duarve sa herë t’i vendosni para gojës.
5. Ju nuk jeni të kujdesshëm ndaj flakëve
Konsumatorët duhet të jenë të kujdesshëm pasi pastruesit janë me bazë alkooli, dhe janë lehtësisht të ndezshëm nga flakët. Ka pasur mjaftueshëm raste kur njerëzit pësojnë djegie, në momentin kur konsumojnë duhanë pas aplikimit të dezinfektantit. Pasi keni përdorur një lloj pastruesi duhet të lini kohë që alkooli të avullojë, të paktën 30 minuta.
6. Ju e përdorni kur duart tuaja janë të mbuluara me papastërti dhe yndyrë
Nëse duart tuaj janë të pista ose me yndyrë, pastruesi nuk bënë kontakt mjaftueshëm me lëkurën për të qenë funksional. Ju mund t’ju duket sikur jeni të pastër por në fakt nuk jeni. Në duart tuaja janë tepër të ndotura duhet që më parë t’i lani me ujë dhe sapun. Mbani mend që pastruesi i duarve është një alternativë në situata kur ju nuk keni ku i lani duart tuaja.
7. Ju po e teproni me përdorimin
Pastruesit e duave nuk vrasin vetëm bakteret e këqija, por edhe ato të mirat. Juve mund t’ju irritohet lëkura ose t’ju krijohen të çara nëse e përdorni në mënyrë të pakontrolluar. Rekomandohet që pas përdorimit të aplikoni një krem në duart tuaja.