Në Departamentin e Gazetarisë në Universitetin e Prishtinës është mbajtur sot ceremonia solemne e diplomimit të gjeneratës së 18-të të gazetarëve, shkruan AlbanianEducation.net.
Departamenti i Gazetarisë njofton se pjesa më e madhe e të diplomuarve, janë tashmë të punësuar në mediet kryesore të vendit, si dhe në institucione të tjera publike dhe private.
Njoftimi i plotë nga Departamenti i Gazetarisë:
Në Departamentin e Gazetarisë është mbajtur sot ceremonia solemne e diplomimit të gjeneratës së 18-të të gazetarëve. 👩🎓👨🎓
Për përfundimin e ciklit akademik të studimeve themelore, të diplomuarit u përgëzuan nga shefi i Departamentit, profesori Muhamet Jahiri, profesori Bajram Kosumi dhe profesoresha dhe prodekanja e Fakultetit, Remzie Shahini Hoxhaj. Ndërkaq, në emër të studentëve, para të pranishmeve foli e diplomuara, Florinda Abazi.
Në këtë ceremoni të udhëhequr nga sekretarja dhe asistentja e Departamentit, Blerta Dibrani, diplomuan 48 gazetarë.
Pjesa më e madhe e të diplomuarve, janë tashmë të punësuar në mediet kryesore të vendit, si dhe në institucione të tjera publike dhe private.