Me shumë emocione dhe krenari, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, u mbajt ceremonia solemne e diplomimit për nxënësit e klasës XII-të, gjenerata 2022/2025 të Gjimnazit “Gjon Buzuku” Prizren, shkruan AlbanianEducation.net.
Nxënësit u paraqitën me kapela dhe toga të diplomimit, duke reflektuar dinjitetin dhe meritën e tyre.
Njoftimi i shkollës:
Sot, më 18 qershor 2025, me shumë emocione dhe krenari, në ambientet e Shtëpisë së Kulturës “Xhemajli Berisha” në Prizren, u mbajt ceremonia solemne e diplomimit për nxënësit e klasës XII-të, gjenerata 2022/2025 të Gjimnazit “Gjon Buzuku” Prizren.
Kjo ditë e paharrueshme shënoi përmbylljen e një etape të rëndësishme në jetën e maturantëve tanë, duke kurorëzuar përpjekjet dhe sukseset e tyre gjatë viteve të shkollimit.
Nxënësit u paraqitën me kapela dhe toga të diplomimit, duke reflektuar dinjitetin dhe meritën e tyre.
Ceremonia u përcoll me momente festive, muzikore dhe emocionuese, me perfomancë të shkëlqyer të nxënësve tanë:
Sena Tyfekçi
Ela Kazaz
Melda Rama
Një falënderim i veçantë i shkon:
Profesoreshës znj. Fetnan Dervish dhe znj.Sanela Lutviç, për përkushtimin dhe angazhimin e jashtëzakonshëm në organizimin e ngjarjes,
Kolegjit AAB, për dhurimin e togave dhe kapeleve të diplomimit, inxhizimin dhe fotografimin për të ruajtur këto kujtime të çmuara.
Drejtorit të Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, z. Adem Morina, për bashkëpunimin dhe mbështetjen në vënien në dispozicion të sallës për këtë ngjarje madhështore,
Ju faleminderit që ishit pjesë e kësaj dite të paharrueshme dhe që së bashku i dhamë dinjitet këtij momenti historik për Gjimnazin tonë!
Me respekt,
MSc. Gylaj Shipkovica Karjagdiu
Drejtoreshë