Kanë diplomuar sot binjaket Ardita dhe Rreze Ismaili në drejtimin e Padagogjisë Muzikore në DAM-UP, shkruan AlbanianEducation.net.
Njoftimin e kanë dhënë binjaket përmes një postimi në Facebook.
Postimi i plotë i tyre:
🎓 Sot mbyllëm një kapitull të rëndësishëm të jetës sonë – diplomuam në drejtimin e Padagogjisë Muzikore në DAM-UP.
Me zemër plot mirënjohje falënderojmë stafin akademik dhe mentoren tonë, Rreze Kryeziu-Breznica, për përkushtimin dhe udhëzimin e palodhshëm gjatë gjithë këtyre viteve.
Faleminderit familjes për dashurinë, mbështetjen dhe forcën në çdo hap të rrugës.
Kjo diplomë është jo vetëm rezultat i punës sonë, por edhe i besimit dhe përkrahjes suaj.
Le të vazhdojë muzika të na udhëheqë në çdo hap të jetës! 🎼✨