E shtunë, 15 Shkurt, 2025

Diplomojnë 62 asistentë të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta arsimore

- Advertisement1-

Ka diplomuar sot gjenerata e VI-të e asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore, grupet nga Gjakova dhe Gjilani me gjithsej 62 kandidatë. Njoftimin e ka dhënë ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, shkruan AlbanianEducation.net.

Postimi i saj i plotë:

- Advertisement -

Diplomoi sot gjenerata e VI-të e asistentëve për fëmijë me nevoja të veçanta arsimore, grupet nga Gjakova dhe Gjilani me gjithsej 62 kandidatë.

Në ceremoninë e diplomimit të kësaj gjenerate e falënderova Agjencinë për Arsim dhe Aftësim Profesional dhe Arsim për të Rritur për përkushtimin, duke vlerësuar thellë për punën dhe përpjekjet e tyre sa i përket përgatitjes së kuadrove për fëmijët të cilët kanë nevojë për mbështetje gjatë procesit edukativo-arsimor.

Kandidatët i përgëzova për përfundimin me sukses të këtij kualifikimi. Të punosh si asistent për fëmijët me nevoja të veçanta nuk është vetëm një detyrë dhe përgjegjësi, por edhe një mision shumë fisnik dhe një akt besimi.

MASHTI e ka ndarë me kohë buxhetin për punësimin e 500 asistenëve andaj pres nga komunat që sa më parë ti plotësojnë pozitat e mbetyra.

Si Ministri do të vazhdojmë mbështetjen e duhur për këta nxënës, në mënyrë që të zhvillojnë potencialin e tyre krahas bashkëmoshatarëve.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

E dhimbshme: Vdes në një aksident trafiku studentja nga Shqipëria

Një aksident tragjik ka ndodhur në aksin rrugor Përrenjas-Librazhd, ku një çift nga Mamurrasi...

“Përse më bullizojnë?”, merren në pyetje nxënës, mësimdhënës për nxënësen 17-vjeçare që i dha fund jetës

Gjirokastra është tronditur nga ngjarja tragjike që ndodhi pesë ditë më parë, ku një...

Mësuesja Sanie Canolli, shembull i shkëlqyer i përkushtimit dhe profesionalizmit

Sanie Canolli, e lindur më 3 qershor 1985, është një mësimdhënëse e përkushtuar e...

Mësimi gjithëditor, çka e sa nevojitet që të zgjerohet në tërë vendin?

Ndonëse ka nisur implementimin në pesë shkolla të kryeqytetit, që mësimi gjithëditor të nisë...