Dion Aliu nga Kosova përzgjedhet nga European Academic Foundation (EAF) për t’u bërë “Fellow” i saj

- Advertisement -
Studenti i matematikës nga Kosova, Dion Aliu, është përzgjedhur nga European Academic Foundation (EAF) për t’u bërë “Fellow” i saj.
EAF është një organizatë jofitimprurëse e përkushtuar në nxitjen e shkëmbimit intelektual midis studentëve më të talentuar të Evropës. Çdo vit, EAF pranon një numër të vogël studentësh që pritet të kontribuojnë në mënyrë domethënëse për shoqërinë evropiane.
Anëtarët e përzgjedhur përfitojnë nga kampet akademike, mentorim individual nga profesionistë eminentë dhe mbështetje financiare për studime dhe projekte shkencore.
Dion Aliu ka përfunduar vitin e parë në drejtimin matematikë në Universitetin e York-ut në Angli, me rezultate maksimale. Shoqata e Matematikanëve të Kosovës shpreh krenarinë që e ka propozuar Dionin për këtë program dhe angazhohet të kontribuojë në formimin profesional të talenteve të reja, në bashkëpunim me organizata dhe universitete elitare në botë.
Dioni ka përfaqësuar Kosovën në Olimpiadën Matematike Ndërkombëtare (IMO) dhe është garuesi i parë nga Kosova që ka marrë pikët e plota në problem të mesëm në IMO. /AlbanianEducation.net/.