E premte, 20 Shtator, 2024

Dion Aliu, Lum Jerliu dhe Edi Berisha do ta përfaqësojnë Kosovën në Olimpiadën e Matematikës në Japoni (IMO 2023)

- Advertisement1-

Shoqata e Matematikanëve të Kosovës (ShMK) njofton se pas mbajtjes së Testit Përzgjedhës TST 1, janë përzgjedhur tre anëtarët e parë të ekipit 6-anëtarësh të Kosovës, që do ta përfaqësojnë shtetin tonë në Olimpiadëm e 64-të Ndërkombëtare Matematike IMO 2023, që do të mbahet gjatë muajit korrik në Japoni. Këta janë: 1. Dion Aliu 2.Lum Jerliu dhe 3. Edi Berisha.

Në mesin e fituesve është edhe garuesi Lum Jerliu nxënës i kl.XII në Gjimnazin Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, anëtar i ekipit të Komunës së Gjilanit, i cili e zuri vendin e 2-të në TST 1.

- Advertisement -

I urojmë të gjithë këta fitues për suksesin e treguar në TST 1 dhe ju dëshirojmë përgatitje të mbarë për pjesëmarrje me sukses në IMO 2023.

Përzgjedhja e tre anëtarëve tjerë të Ekipit të Kosovës do të bëhet në Testin Përzgjedhës TST 2, që do të mbahet më 18.02.2023 në Prishtinë.

*Shkruan: FESTIM SHKODRA, koordinator i Ekipit të Komunës së Gjilanit

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Shkolla “Bajram Abdiu”, në Bicaj të Kukësit e renovuar tërësisht – nxënësit do të mësojnë me kushte dinjitoze

Shkolla "Bajram Abdiu", në Bicaj të Kukësit, është renovuar komplet. Pamjet i ka ndarë...

Agim Baçi: Mësojuni fëmijëve se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një histori dhe përvojë më vete

A e dini se gjyshërit nuk janë vetëm prindërit e prindërve, por edhe një...

Ben Gavazaj, nxënësi nga Prizreni që la Amerikën dhe u kthye në Kosovë

Ben Gavazaj, është nxënës i klasës së katërt në shkollën "min Duraku në Prizren....

Ekspertët: Çfarë masash duhet të marrin shkollat që nxënësit të ushqehen patjetër me një vakt të marrë nga shtëpia?

Ekspertët e huaj ngrenë alarmin: Është shumë e rëndësishme që fëmijët të marrin vakt...