Dillon Reeves, nxënës i klasës së shtatë – ky është heroi që u shpëtoi jetën 66 shokëve në autobus

- Advertisement -

Një 13-vjeçar i cilësuar si hero, iu ka shpëtuar jetën shokëve të klasës pasi shoferi i autobusit me të cilin po udhëtonin humbi ndjenjat dhe ai mori kontrollin e mjetit.

- paragrafi 1 -

Dillon Reeves, nxënës i klasës së shtatë, ishte duke u kthyer për në shtëpi nga shkolla e mesme Carter në Warren, Massachusetts, të mërkurën pasdite, së bashku me 66 nxënës të tjerë kur shoferi i autobusit u zbeh dhe humbi ndjenjat.

- Advertisement -

Kamerat e sigurisë brenda autobusit treguan shoferin duke njoftuar të tjerët në radio se ndihej ‘i trullosur’ dhe se nuk do vazhdonte rrugën. Para se të ndalonte, atij i ra të fikët, ndërsa 13-vjeçari veproi shpejt duke ndaluar mjetin dhe rrjedhimisht duke shpëtuar jetën e 66 personave.