E hënë, 24 Shkurt, 2025

Dikur mësues – sot drejtor, gatuan çdo ditë për nxënësit e tij

- Advertisement1-

Kur ai ishte një nxënës i vetmuar dhe i varfër, mësuesit e Zhang Zhanliang ishin një burim ngushëllimi.

Ata e morën atë në shtëpitë e tyre duke i bërë vazhdimisht për të ngrënë dhe duke i rregulluar atij rrobat e grisura.

- Advertisement -

Sot, Zhang është 45 vjeç dhe është drejtori i një shkolle të largët kineze të fshatit në krahinën lindore të Jiangxi. I frymëzuar nga dashamirësia e mësuesve të tij kur ishte veçse një fëmijë i vogël, ai sot gatuan çdo ditë për nxënësit, prindërit e të cilëve punojnë larg komunitetit dhe në këtë mënyrë e kanë të vështirë të kujdesen për fëmijët si duhet.

“Fëmijëve nuk ju mungojnë paratë, por ju mungon shoqëria e prindërve të tyre”, thotë Zhang. Ai është mësues prej vitit 1993 dhe me vetëdije zgjodhi të punonte në fshat ku fëmijët rriten nga gjyshërit e tyre pasi prindërit shkojnë për të punuar në qytete duke i lënë ata vetëm për vite me radhë. Duke punuar me disa prej 7 milionë fëmijëve të “lënë pas” të Kinës, në shkollën fillore “Huangni” në rrethin e Yingtan të Yujiang, Zhang ka mundur të shpërblejë edhe mësuesit e tij që e ndihmuan atë vetë kur ishte fëmijë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...