“Dije dhe ëmbëlsi” nga BUKA Bakery: Edukim mbi ushqimin dhe donuts falas për nxënësit e ‘Hasan Prishtinës’

- Advertisement -

Kompania e njohur vendore Buka Bakery ka vazhduar misionin e saj për të kontribuar në komunitet duke zhvilluar aktivitete edukuese me nxënësit e shkollave fillore, shkruan AlbanainEducation.net.

- paragrafi 1 -

Javën e kaluar, ekipi i BUKA-s vizitoi me shumë entuziazëm shkollën “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ku nxënësit e klasës së 3-të patën mundësinë të mësojnë nga afër për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm dhe rolin që produktet e bukës kanë në një dietë të balancuar.

- Advertisement -

Përmes një bashkëbisedimi të këndshëm dhe ndërveprues, fëmijët u njohën me piramidën ushqimore, grupet e ndryshme të ushqimeve si dhe mënyrat e zgjedhjes së ushqimeve cilësore në përditshmëri.

Vizita u përmbyll me një surprizë të ëmbël nga BUKA, ku këtyre nxënësve iu ëmbëlsuan ditën me donuts falas që i gëzuan pa masë, duke sjellë shumë buzëqeshje dhe gëzim tek ta.

1 4

- Advertisement -

2 6

3 3

4 3

5 4

Drejtuesit e shkollës kanë falënderuar kompaninë BUKA Bakery që kanë zgjedhur institucionin e tyre shkollor për ta zhvilluar këtë aktivitet tejet të vlefshëm për rëndësinë e ushqimit të shëndetshëm.

Buka Bakery sjell edukim, ëmbëlsi dhe donuts falas në shkollën ‘Emin Duraku’ në Prishtinë