Dijar Ademi nga Gostivari i pari në Olimpiadën Shtetërore të Matematikës për të rinj në Maqedoni

- Advertisement -

Nxënësi Dijar Ademi nga Gostivari ka dalë i pari në Olimpiadën e 29-të Junior të Matematikës (JMMO 2025) në Maqedoni.

- paragrafi 1 -

Dijar Ademi, bazuar në rezultatet e shpallura është renditur i pari nga 35 garues, apo ndër 18 nxënësit më të mirë, të cilët do të jenë pjesëmarrës në testin përzgjedhës për formimin e ekipeve që do ta përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Olimpiadën Ballkanike për të Rinj (JBMO 2025). Ky test do të mbahet më 2 qershor në Fakultetin e Shkencave Natyrore dhe Matematike në Shkup, bëjnë të ditur prindërit e Dijarit në rrjetet sociale.

- Advertisement -

Suksesi i Dijar Ademit është një shembull frymëzues për gjithë të rinjtë që synojnë të avancojnë në fushën e shkencës.

Dijar Ademit është 15 vjeç, dhe aktualisht mëson në kolegjin “Jahja Kemal” në Shkup.