E hënë, 24 Shkurt, 2025

“Dija është ajo që ti na ke mësuar dhe ushqyer” – Letër falenderimi për mësuesen time

- Advertisement1-

Letër falenderimi për mësuesen time

Lorenca Shkira, nxënësja e klasës së pestë në shkollën 9-vjeçare “Myredin Bashalli”, Lin, i drejton një letër mësueses së saj, Dhurata Velo, në të cilën i shpreh mirënjohjen dhe dashurinë.

- Advertisement -

E dashur mësuese,

Ti pa u lodhur dhe me durim arrite të na edukosh dhe të na shpjegosh gjithçka. Këto fjalë janë shumë pak në krahasim me atë që na ke mesuar këto pesë vite. Sa shpejt iku edhe ky vit shkollor. Edhe pse larg njëti-tjetrit, ia dolëm t’ia kalojmë bukur dhe falë mësueses nuk lejuam të na kalojë mësim pa mësuar.

Vërtet ia dolëm, por me ty mësuese qe pa u lodhur na i shpjegoje të gjithëve një nga një mësimet. Në shtator fillon shkolla por nuk do të jemi më me ty mësuese. Gjithçka që kemi mësuar nga ty do ta mbajmë vath në vesh, dhe do të nderojmë ty e veten tonë.

Dija është ajo që ti na ke mësuar dhe ushqyer. Shpresoj që vitin e ri shkollor të kesh nxënës eshe më të mirë dhe t’i mësosh ashtu siç di ti. Ju uroj pushime të mbara dhe me shëndet shokëve dhe shoqeve të klasës së pestë, gjithashtu edhe ty mësuese.

Ju përqafoj të gjithëve,

Lorenca Shkira.

- Advertisement -rrrrrrr

© Portali Shkollor-

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Teuta Desipojci, zgjedhet mësuesja më e dalluar e shkollës “Shkëndija” në Hajvali

Teuta Desipojci është zgjedhur mësuesja më e dalluar e shkollës "Shkëndija" në Hajvali për...

Shqipe Loshi, një edukatore e përkushtuar dhe një inspirim për brezat e rinj

“Çdo fëmijë është një yll – detyra ime është ta ndihmoj të shkëlqejë!” Ky është...

Mejdin Rrahmani zgjedhet mësimdhënësi më i dalluar në gjimnazin “Gjon Buzuku” në Prizren

Për nder të " 7 Marsit "– Ditës së Mësuesit, Këshilli i Arsimtarëve në...

Në Viti u mbajt testi për një grup të mësimdhënesve

Në Viti u organizua testi për mësimdhënësit të cilët e përfunduan trajnimin në programin:...