Digjet gjimnazi i parë në Ferizaj – nuk dihen shkaqet

- Advertisement -

Gjimnazi i parë i qytetit të Ferizajt është djegur sot në orët e hershme të mëngjesit.

- paragrafi 1 -

Për këtë ka reaguar Komuna e Ferizajt e cila iu ka bërë thirrje organeve hetimore dhe të ndjekjes që t’i gjejnë shkaktarët e djegies së gjimnazit të parë të qytetit dhe “t’i bëjnë publikë për qytetarët”.

- Advertisement -

Nëpërmjet Facebookut, Komuna tha të martën se do ta mbrojë këtë objekt pasi përfaqëson vlera të trashëgimisë kulturore dhe do t’ia ofrojë qytetarëve pas restaurimit.

“Do ta mbrojmë objektin e ish Gjimnazit në Ferizaj, shkaktarët e zjarrit të hetohen nga organet e sigurisë dhe drejtësisë. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, objekti i ish Gjimnazit të Vjetër në Ferizaj, u përfshi nga zjarr masiv, duke shkaktuar dëme të mëdha në gjithë objektin, objekt ky që përfaqëson vlerë të trashëgimisë kulturore e që së fundmi, pikërisht dje më 13.03.2023, nga ana e operatorit ekonomik të kontraktuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, nisën ndërhyrjet e para për renovimin e tërësishëm të objektit”, thuhet në reagim.

“Gjimnazi i Vjetër” u dogj në orët e para të së martës dhe ky objekt është nën mbrojtjen e trashëgimisë kulturore.