E shtunë, 18 Janar, 2025

Diana Mehmeti, mësuese nga Fushë Kosova: Paga e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet mujore

- Advertisement1-

Diana Mehmeti, mësuese në shkollën “Daut Bogujevci”, në Fushë Kosovë, nënë e dy fëmijëve thotë se paga e saj është e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet mujore, shkruan AlbanianEducation.net.

“Fatkeqësisht më duhet të them që këmi qenë të nepërkëmbur dhe të listuar, zakonisht më të shtypurit kanë qenë pjesa e mësimdhënësve, pagat e tyre. E duke ditur rëndësinë e mësuesit, duke pasur për bazë që nga mësuesi, nga profesioni i mësuesit dalin të gjitha profesionet tjera. Duke qenë se jam edhe familjare, jam nënë e dy fëmijëve, definitivisht me këtë rrogë nuk arrijmë t’i mbulojmë ndoshta as shpenzimet minimale të cilat i kemi, dhe kjo ka qenë ndoshta një ndër arsyet më të forta që e ka detyruar bashkëshortin tim të migroj jashtë vendit”, ka thënë ajo në një video që ka publikuar kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

- Advertisement -

Ky i fundit, vazhdon të premtoj se nëse bëhet kryeministër, qysh në javën e parë do ta rritë vlerën e koeficientit të pagave në 150 euro.

Postimi i Abdixhikut:

Ky është zëri i Diana Mehmetit, mësuese në Fushë Kosovë e nënë e dy fëmijëve. Paga e saj është e pamjaftueshme për t’i mbuluar shpenzimet mujore të gjërave më bazike, ndërsa bashkëshorti i saj është detyruar të migrojë e të punojë jashtë vendit për ta mundësuar mirëqenien e familjes.

Kjo është Kosova e kësaj qeverie – me mësues që ndjehen të nëpërkëmbur, dhe me familje të ndara sepse duhet të bëjnë zgjidhje të dhimbshme për t’ua siguruar fëmijëve të ardhmen.

Kjo gjendje s’mund të vazhdojë më! Ndryshimi është i domosdoshëm! Është koha të ofrojmë një shtet e një qeveri që kujdeset për mësuesit e kujdeset për qytetarët e vendit.

Koeficienti 150 – që në javën e parë – është zgjidhja! Vende pune e paga të dinjitetshme është përgjigja ime dhe ekipit tim të Lidhjes Demokratike!
Bëhu ndryshimi!shkollës

- Advertisement -rrrrrrr

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...

INTERVISTË| Djana Koçiaj, themeluese e shkollës “Iliria” në Londër: Të mbajmë gjallë gjuhën shqipe ndër breza edhe në diasporë

Ka një karrierë prej 30 vitesh si mësimdhënëse në disa shkolla të qytetit të...

Mbajtja e trajnimeve – SBASHK vjen me njoftim të fundit

SBASHK ka publikuar emrat e dy grupeve të pjesëmarrësve nga Peja për trajnimin "Aplikimi...

Shkolla “Mustafa Bakiu” në Prizren mban mbledhje: Suksesi në gjysmëvjetorin e parë ishte me notë mesatare 4.03

Shkolla "Mustafa Bakiu", në Prizren ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Arsimtarëve nën kryesimin...