E diel, 23 Shkurt, 2025

Diamanti rozë-vjollcë shitet për rreth 25 milionë franga në Zvicër

- Advertisement1-

Sotheby’s në Gjenevë ka shitur një diamant të rrallë rozë-vjollcë për 24,4 milionë CHF, një çmim rekord për një ngjyrë dhe klasë të tillë në ankand.

Xhevahiri prej 14.83 karat, i prerë nga kristali i minuar në Rusi në vitin 2017, u quajt “Shpirti i Trëndafilit”, pas një baleti të interpretuar nga Ballets Russes dhe Vaslav Nijinsky më 1911.

- Advertisement -

Çmimi prej 21 milionë CHF para komisionit u arrit vetëm pas disa minutash, kur u ble nga një ofertues telefonik i cili zgjodhi të mbetet anonim, tha Sotheby’s të Mërkurën, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell albinfo.ch.

Gurët me ngjyra janë vlerësuar shumë si një klasë asetesh nga të pasurit në vitet e fundit, me diamantë rozë me cilësi të lartë veçanërisht të çmuar, sipas agjencisë së lajmeve Reuters.

Miniera Argyle në Australinë perëndimore, e cila kishte prodhuar furnizimin më të madh në botë me diamante rozë, ndaloi prodhimin javën e kaluar për shkak të shterimit.

“Blerësi me fat mund të përfitonte mirë nga çmimet që rriten për diamantët rozë në vitet e ardhshme falë rritjes së rrallësisë”, tha Tobias Kormind, drejtori menaxhues i 77 Diamonds, argjendari më i madh në Evropë me diamante, në një deklaratë.

Më 2018 diamanti ‘Pink Legacy’ mblodhi 45,7 milionë CHF kur u ankandua nga Christie’s, gjithashtu në Gjenevë, duke vendosur një çmim rekord për karat për një gur të llojit të tij.

Çmimi rekord absolut për një diamant rozë ishte “Star Pink”, i shitur për 65 milionë CHF në Hong Kong më 2017.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...