“Dhurata” e qeverisë në Shqipëri nëse shkollohesh në bujqësi

- Advertisement -

Në valën e lartë të emigracionit të të rinjve, pagat e ulëta por mungesa e punësimit janë disa nga arsyet që i bëjnë të rinjtë të largohen jashtë vendit, duke lënë në vështirësi shumë sektorë të ekonomisë shqiptare.

- paragrafi 1 -

Një sërë profesionesh të munguara prej vitesh si në bujqësi apo blegtori janë në rrezik sipas ekspertëve të ekonomisë, të cilat edhe mund të zhduken nga braktisja gjithnjë e më shumë nga të rinjtë.

- Advertisement -

“Kemi nevojë për profesionin e agronomitë, të zooteknikut, të peshkimit, inxhinieri pyjesh, burime natyrore dhe janë profesione që ka nevojë Shqipëria. Dhe si të tilla qeveria shqiptare mori një vendim ku çdo i ri që vendos të aplikojë për të studiuar në këto programe pavarësisht mesatares, përfiton një mbështetje financiare sa paga minimale dhe përjashtohet edhe nga pagesa e tarifës. Ti nuk paguan për t’u shkolluar por paguhesh për t’u shkolluar”, shprehet rektori i universitetit bujqësor të Tiranës, Fatbardh Sallaku.

Përballë dilemës së të rinjve për një punë të mirë në këto sektor, rektori i Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku thotë se studentët e degëve prioritare arrijnë të punësohen deri në 3-4 javë pas diplomimit, teksa edhe listoi një sërë institucionesh që i kanë ende të hapura kërkesat punësim.

“Unë ju konfirmoj që sot që ne flasim, një ndër autoritetet më të rëndësishme që është Autoriteti për Mbrojtjen e Bimëve dhe Veterinarinë, aktualisht janë 45 vende pune të lirë, të mos harrojmë pa përmendur dhe Agjencinë Kombëtare të Mjedisit, Drejtorinë e Pyjeve, ISUV, AKU që janë të gjithë staf i diplomuar nga Universiteti Bujqësor”, thekson rektori.

- Advertisement -

Numri i programeve të studimit të shpallura me prioritet kombëtar ka pësuar rritje nga 35 në 40, ndërsa universitetet publike ngrenë alarmin mbi zhdukjen e disa profesioneve shumë të rëndësishme për ekonominë e vendit. /A2CCN/