E diel, 23 Shkurt, 2025

“Dhuna nëpër shkolla po shfaqet kryesisht nga fëmijët që i kanë prindërit e ndarë”

- Advertisement1-

Vebi Mujku nga Qendra për Punë Sociale në Komunën e Prishtinës thotë se dhuna nëpër shkolla po shfaqet kryesisht nga fëmijët që i kanë prindërit e ndarë.

“Problemin po e kem tek pjesa e divorceve, te pjesa e mbetjes së fëmijëve pa përkujdesjen e dy prindëve, e posaqërisht kohën e fundit s’di a e keni vërejt sa është përhapë numri i dhunës nëpër shkolla. Edhe kem aq shumë raste të dhunës nëpër shkolla sepse fëmijët kryesisht kur e bëjmë analizën sociale, na intervenojmë në secilin rast sepse kemi mbi 70 kategori që jemi përgjegjës si Qendër për Punë Sociale dhe ne pothuajse në të gjitha rastet kemi të bëjmë me fëmijë problematik që i kanë prindërit e ndamë, janë pjesë e familjes ku është ushtruar dhuna në familje. Pra, ajo fjala dhuna prodhon dhunë dëshmohet dhe realisht nëpër shkolla kur e shohim që fëmijës i mungon kujdesi dhe ai prodhon dhunë”, tha Mujku në emisionin “Tempus” në KTV.

- Advertisement -

Sipas tij, ka edhe barriera të tjera, barriera të cilat pengojnë që viktimës t’i ofrohet ndihma sociale, po ashtu thekson se problem është edhe çështja e pagesës së alimentacionit, për të cilën duhet ta mbulojë shteti dhe më pas ushtruesit të dhunës në momentin që mund ta bëjë kompensimin, t’ia marrë atë.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....