Dhuna në shkolla, mbi 650 mësues i nënshtrohen vlerësimit psiko-social

- Advertisement -

Mësuesit e rinj që kanë hyrë këtë vit në sistemin arsimor i janë nënshtruar një vlerësimi psiko-social, me qëllim monitorimin e gjendjes së tyre emocionale.

- paragrafi 1 -

Vendimi për të kaluar në sitë të gjithë arsimtarët është marrë nga Ministria e Arsimit në Shqipëri, pas rasteve të fundit të dhunës së ushtruar nga mësuesit në shkolla dhe të publikuara edhe në media.

- Advertisement -

Psikologia, Orsiola Miha sqaron për se deri më tani i janë nënshtruar këtij vlerësimi 650 mësues në kryeqytet dhe jo të gjithë kanë mundur të vlerësohen pozitivisht.

Formati i këtij vlerësimi përfshin pasqyrimin e punës së mësuesit gjatë 3 muajve, marrëdhënien e tij me nxënësit, prindërit dhe kolegët, si dhe një intervistë me mësuesin me disa paketa pyetjesh të detajuara.

Miha sqaron për RTSH-në se intervista që analizon gjendjen psiko –sociale të individit është e ndërtuar në mënyrë të tillë që askush të mos këtë mundësi të manipulojë përgjigjet.

- Advertisement -

Problemet që janë konstatuar gjatë punës në shkollë në marrëdhënie me nxënësit janë ato që kanë penalizuar mëse shumti në vlerësimin e mësuesesve të rinj.

Mësuesit të cilët nuk marrin një vlerësim pozitiv nga komisioni nuk e humbin të drejtën për të ushtruar profesionin e tyre, por nuk lejohen të punojnë në shkollën ku është bërë vlerësimi. Këta mësues kanë të drejtë të rivlersohen në institucione të tjera shkollore.