E enjte, 23 Janar, 2025

Dhuna në shkolla: Granti i ndarë për punësimin e psikologëve përdoret për kuadro të reja

- Advertisement1-

Dhuna në shkolla është shtuar, mirëpo ende ekziston tendenca për fshehjen e tyre. E granti i ndarë për punësimin e psikologëve, po përdoret nga drejtoritë komunale për kuadro të tjera. Ndërkohë po konsiderohet se dhuna në familje po reflekton edhe në institucionet shkollore.

Dhuna në shkolla po rritet. Mirëpo ende ka tendencë për fshehjen e raportimit të tyre.

- Advertisement -

Kështu bëri të ditur Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci në Komisionin për të Drejtat të Njeriut.

“Raportimi i rasteve të dhunës ende nuk është në nivelin e duhur dhe dhuna fatkeqësisht vazhdon të jetë problem në shoqëri. Akoma ekziston tendenca që të fshihen rastet e tilla me frikën me frikën që reduktimi I rasteve do të bëjë përshkrimin se shkollat nuk janë aq të mira”, tha Nagavci.

Nagavci shtoi se granti po keqpërdoret nga drejtoritë komunale.

“Granti që është ndarë për punësimin e psikologëve është përdorur nga drejtoritë komunale për punësimin e kuadrove të tjera”, shtoi ajo.

E mungesa e tyre, sipas psikologut Visar Sadiku shkakton dëme në jetën e fëmijëve.

“Këto të bëma të cilat mund të ndodhin në institucionet shkollore, si pasojë e mungesës së psikologëve mund të jetë një dëm shumë i madh i cili mund ta afektojë më vonë jetën e fëmiut”, tha Sadiku.

- Advertisement -rrrrrrr

Ndërsa drejtori i Qendrës për Punë Sociale, Vebi Mujku, thotë se viktimat e dhunës në familje, po reflektojnë edhe në institucionet shkollore.

“Secili fëmijë që është viktimë apo dëshmitar i dhunës në familje, ai i ka pasojat e veta në procesin mësimor, në rrugë, në sjellje me bashkëmoshatarët dhe kjo po reflektohet kohët e fundit jashtëzakonisht shumë nëpër shkolla, ku kemi një sipërfaqe të madhe të fëmijëve të cilët përveç bullizmit ushtrojnë edhe forma të ndryshme të dhunës mes tyre”, tha Mujku.

Gjatë vitit shkollor 2021/2022 u raportuan 20 raste të dhunës në shkolla.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Kualifikimi i mësuesve 2025/ Afati i dorëzimit të dosjeve, kriteret, dhe programet orientuese

Ministria Arsimit ka përcaktuar afatet për kualifikimin e mësuesve në vitin shkollor 2024-2025. Mësuesit...

Malvina Rista: Rëndësia e respektimit të figurës së mësuesit

Mësuesi është shtylla kurrizore e shoqërisë. Nëpërmjet përkushtimit të tij, ai formon mendjet dhe...

Nga Erjona Xhindi: Nota për ‘sjelljen’, një ndërhyrje e domosdoshme në sistemin e vlerësimit shkollor

Erjona Xhindi, mësuese në shkollën 9-vjeçare “Muço Delo”, Vlorë, analizon ndikimin e rrjeteve sociale...

Nxënësit e shkollës “Dëshmorët e Kosharës” krijojnë portretin e Besarta Jasharit

Pranvera Qerimi, mësimdhënëse e gjuhës shqipe në shkollën “Dëshmorët e Kosharës”, mori iniciativën së...