E diel, 19 Janar, 2025

Dhuna ndaj 3-vjeçarit, Inspektorati i Arsimit nxjerrë vendim për suspendimin nga puna të 3 edukatoreve dhe masë disiplinore ndaj drejtoreshes së çerdhes

- Advertisement1-

Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë ka bërë të ditur se Inspektorati i Arsimit tashmë ka nxjerrë vendim me të cilin obligon Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë për suspendimin nga puna të dy edukatoreve dhe kuzhinieres së çerdhes “Gëzimi ynë” të kësaj komune.

Kjo u konfirmua për Gazetën Online Reporteri.net nga Këshilltarja për media në MAShT, Edona Kutleshi-Maliqaj, e cila shtoi se vendimi i tillë do të jetë në fuqi derisa të vendosin organet e drejtësisë.

- Advertisement -

“Inspektorati i Arsimit ka nxjerrë vendim me të cilin obligon Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë që menjëherë të suspendojë nga marrëdhënia e punës 3 punëtorët e Institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë”, N.M, SH.I dhe N.H derisa të vendosin organet e hetuesisë/drejtësisë”, tha Kutleshi-Maliqaj.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se përmes vendimit, Inspektorati i Arsimit obligon Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë qe të merren masa edhe ndaj Drejtoreshes së çerdhes e cila nuk ka vepruar me kohë për rastin.

“Po ashtu, përmes këtij vendimi, Inspektorati i Arsimit obligon Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë që të merr masa disiplinore ndaj drejtoreshës së Institucionit parashkollor “Gëzimi ynë”, në Fushë Kosovë, e cila nuk ka vepruar me kohë për rastin në fjalë”, tha ajo.

Dy ditë më parë, një familjar i një djali 3-vjeçar në rrjete sociale publikoi një video ku dyshohet se fëmija ishte keqtrajtuar nga dy edukatore dhe një kuzhiniere të çerdhes “Gëzimi Ynë” në Fushë-Kosovë.

Prokuroria ditën e sotme kërkoi që ndaj dy edukatoreve të caktohet masa e paraburgimit.

“Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në gjykatën kompetente, ndaj të pandehurave N.M. dhe N.H., për shkak të veprave penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike”, nga neni 195 paragrafi 2 lidhur me paragrafin 1 të KPRK-së dhe “Lëndimi i lehtë trupor”, nga neni 185 paragrafi 3, pika 3.1 lidhur me paragrafin 1, pika 1.4 të KPRK-së”, thuhet në njoftim. /Reporteri.net/

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

INTERVISTË| Sedat Bajrami, drejtor i shkollës “Mushnikova”: Pagat e mësimdhënësve duhet të jenë motivuese

 Nisi punën në arsim në vitin 1990, dhe ka plot 35 vjet përvoje pune....

Drejtoresha e shkollës “Elena Gjika” pret në takim themeluesin e PISA-s

Shkolla "Elena Gjika" në Prishtinë ka njoftuar se drejtoresha Zana Zeqiri ka pritur në...

Nxënësit e shkollës “Vaçe Zela” kujdesen çdo ditë për bimët e mbjella në kopshtin e shkollës

Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu, ka publikuar foto të nxënësve të shkollës “Vaçe Zela”,...

Pensionohet mësuesi Sadik Krasniqi nga Drenasi pas 42 viteve në arsim

Sot, në një ditë plot emocione dhe mirënjohje, nxënësit, kolegët dhe banorët e Llapushnikut...