Dhembje koke më së shpeshti kanë femrat nga mosha 35 deri në 45 vjeç, shkaktari tani është i njohur mirë.
Ndryshimi i nivelit të hormoneve të caktuara mund të shkaktojë dhembjen e kokës, tregon hulumtimi i bërë nga Qendra Mjekësore John Hopkins.
Në atë rast më së shpeshti shfaqet dhembja vetëm në njërën anë të kokës, ndjeshmëri ndaj dritës, zërave apo aromave dhe dhembja e cila rritet gjatë aktivitetit fizik.
Femrat, të cilat janë më të prira ndaj dhembjes së kokës, intensitetin më të madh dhe më të shpeshtë të dhembjes së kokës e kanë midis moshës 35 dhe 45 vjeç, ndërsa përgjegjës pikërisht janë hormonet – estrogjeni, testosteroni dhe kortizoli.
Estrogjeni është hormon i cili më së shpeshti lidhet me dhembjen e kokës, andaj është e zakonshme të dëgjohet që ato shfaqen drejtpërdrejt para menstruacioneve. Probabiliteti i zhvillimit të dhembjes së kokës rritet me plakje, kur niveli i estrogjenit bëhet i paqëndrueshëm.