Aktori turk Necati Şaşmaz, i njohur për publikun shqiptar me rolin e për Polat Alemdar-it në serialin e famshëm “Lugina e Ujqërve”, transmetuar në “Vizion Plus” është akuzuar nga ish-bashkëshortja se e ka rekrutuar djalin e tyre në një kult fetar.
Nagehan Kaşıkçım e cila po ashtu është aktore, ka publikuar një video nga sekti “Kadiri Nejati Shashmaz”, ku bën pjesë ish-burri i saj dhe djali i tyre 8-vjeçar.
“Djali im tetëvjeçar ishte viktimë e këtij kulti. Ata e shohin si udhëheqës dhe i puthin dorën. Nuk dua që fëmijët e mi të përfshihen në këtë kult, ku praktikat janë çnjerëzore “.-tha ajo, duke denoncuar ish-bashkëshortin për pakujdesi.
Sipas saj, djali është dërguar nga babai i tij një vend të mbyllur ku kishte njerëz shumë të mëdhenj, të cilët u mblodhën rreth tij për të bërë disa lëvizje, që ai nuk mund t’i kuptonte, të cila ishin kundër vullnetit të tij. Aktori turk së bashku me avokatët e tij deklaruan se kulti nuk është i vërtetë, por që ritet e përshkruara nga ish-bashkëshortja nuk janë të vërteta.