E premte, 31 Janar, 2025

Detyrat matematikore për nxënësit e klasës së nëntë u jepen atyre të klasës së dytë

- Advertisement1-

Sipas raportit të rishikimit të teksteve shkollore, rezulton se disa nga librat e lëndës së matematikës kanë detyra që nuk përshtaten me moshën e nxënësve.

Detyrat që janë për moshën e nxënësve në klasën e nëntë janë vendosur në librin për nxënësit e klasës së dytë. Në raport është thënë se tekstet shkollore për lëndën e matematikës nuk zhvillojnë mendimin kritik te nxënësit.

- Advertisement -

Tekstet shkollore për lëndën e matematikës përmbajnë detyra që nuk janë të përshtatshme për moshën e nxënësve.

Në raportin e rishikimit të teksteve shkollore për lëndën e matematikës që është përpiluar në kuadër të projektit të Bashkimit Evropian, KosEd, janë evidentuar përmbajtje që pengojnë procesin e mësimnxënies te nxënësit.

Në librin “Matematika 2” të një shtëpie botuese janë vendosur detyra që përkojnë për moshën e nxënësve të klasës së 9.

“Llojet e detyrave janë pjesërisht të përshtatshme për moshën e nxënësve, ka detyra që nuk përkojnë fare me moshën përkatëse. Njësia mësimore: Zbritja e numrave në shtylla, Zbatojmë, faqe 76, detyra 1, është i rëndë për grupmoshën në fjalë, sepse realisht paraqet sistem të ekuacioneve lineare me dy te panjohura, gjë që mësohet në klasë të nëntë”, thuhet në raport.

Në të njëjtin libër, në raport është theksuar se nxënësve u kërkohet të vizatojnë figura që nuk janë të njohura për ta.

“Njësia mësimore: Zbritja e shumës nga numri, faqe 119, rekomandojmë që të largohet detyra e fundit (e katërta me radhë) pasi që nuk përkon aspak me njësinë apo temën mësimore. Për më tepër nxënësit ende nuk janë njohur me nocionin e simetrisë, ndërkohë që kërkohet vizatimi dhe ngjyrosja e figurës simetrike”, thuhet në raport.

- Advertisement -rrrrrrr

Edhe në librin e matematikës për klasën e pestë janë vërejtur detyra jo të përshtatshme për grupmoshën e nxënësve.

“Rezultati në Kurrikulë lëndore kërkon që nxënësi të përdorë kllapat e vogla dhe të mesme në zgjidhjen e problemeve matematikore, por janë disa veprime radhazi dhe janë paksa të vështira për nxënësit e kësaj moshe”, theksohet raport.

Lexo shkrimin e plotë KËTU

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Profesori i UP-së zbulon edhe një insket, e emërton Tinodes lumbardhi

Profesori i Departamentit të Biologjisë në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore të Universitetit të Prishtinës,...

Njoftim i rëndësishëm për nxënësit e klasave të 9-ta

Ministrja Ogerta Manastirliu ka publikuar datat e provimeve për nxënësit e klasave të 9-ta. Njoftimi...

Pensionohet arsimtari Muhamet Ukaj nga Prishtina

Është pensionuar arsimtari Muhamet Ukaj, shkruan AlbanianEducation.net. Njoftimi i shkollës Ismail Qemali:  Për nder të pensionimit...

Nga Malvina Rista: Kur e do “punën” që bën, e bën atë edhe më mirë!

Kur bëjmë diçka që na pëlqen dhe që na emocionon, ajo nuk na duket...