E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Detyra e matematikës që duket aq e thjeshtë, mirëpo askush nuk ka arritur deri te zgjidhja

- Advertisement1-

Detyra duket më e thjeshtë dhe më e qartë: 8 ÷ 2 (2 + 2) =?.

Nuk ekzistojnë operacione të pazakonta apo numra konfuzë, mirëpo njerëzit janë konfuzë, sepse disa thonë që zgjidhja është 16, ndërsa të tjerët që zgjidhja është 1.

- Advertisement -

Edhe kalkulatorët e ndryshëm japin rezultate të ndryshme. Mirëpo, pyetja është shtruar në mënyrë mashtruese.

Sipas rregullave, përgjigjja duhet të jetë 16, sepse kllapat zgjidhen të parat, ndërsa pjesëtimi dhe shumëzimi kanë të njëjtën përparësi, kështu që detyra zgjidhet sipas radhës nga e majta në të djathtë, shkruan “IFL Science”.

Mirëpo, disa thonë që detyrës i mungojnë disa kllapa të cilat njerëzve do t’u mundësonin që të arrinin te zgjidhja e saktë.

Do të mund të kishit (8 ÷ 2) x (2 + 2), që do të jetë e barabartë me 16, mirëpo do të kishit shënuar edhe si 8 ÷ [2x (2 + 2)], që është e barabartë me 1.

Të dy opsionet me siguri do të ishin më të thjeshta, mirëpo me siguri atëherë detyra nuk do të bëhej hit në internet. /Telegrafi

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

Burri gjen letrën 130-vjeçare në shishe me mesazhin e rëndësishëm brenda saj

Ludovic Mollier, një artizan francez, gjeti një shishe që përmbante një letër me një...

Thënie të famshme nga George Washington: Më parë vdes në këmbë sesa të jetojë në gjunjë

George Washington ka qenë presidenti i parë i Shteteve të Bashkuara të Amerikës –...

Gazeta amerikane ripublikon artikullin e vitit 1904 për shqiptarët si populli më fisnik

Gazeta amerikane “The Seattle Star”, më 29 prill 1904, botoi artikullin “Shqiptarët, një racë...

Si të përballoni stresin në punë?

Stresi në vendin e punës është një problem që prek shumicën e njerëzve dhe...