E shtunë, 22 Shkurt, 2025

Detaje të reja: 16-vjeçari i arrestuar në Pejë pretendohet se bëri plan për të vrarë gjashtë prej shokëve e shoqeve

- Advertisement1-

Mungesa e njërit prej nxënësve është e theksuar në një paralele të klasës së 11-të në gjimnazin ”Bedri Pejani” në Pejë.

Të pranishmit tjerë sikur e patën mendjen te ajo për çfarë shoku i tyre 16 vjeçar ra në pranga, të shtunën, për një vepër të mundshme që kishte gjasa të lidhej direkt me ta.

- Advertisement -

I mituri pretendohet se bëri plan të kryejë akt terrorist, duke vrarë 6 prej shokëve e shoqeve, më 31 tetor. Skenari, që u bë i ditur pas arrestimit, shqetësoi ata për të cilët ishte përgatitur.

Planin i cili ishte i gatshëm, hetuesia e zbuloi përmes rrjetit social TIK-TOK. Atë, i mituri dyshohet se e kopjoi nga një sulm i ngjashëm në të cilën u vranë tetë nxënës në një shkollë në Serbi, majin e këtij viti, njofton Klan Kosova.

16 vjeçari dyshohet se për këtë punë edhe komunikoi me persona nga shteti fqi i Kosovës.

Drejtori i shkollës tha se nuk ishte vërejtur ndonjë sjellje e çrregullt te ky nxënës, përveç vonesave.

Me propozimin e kujdestares së klasës, të miturit pritet t’i shqiptohet masa e pezullimit nga shkolla, të hënën.

Share

Të fundit

Të tjera nga kategoria

“Matematicienët” e vegjël: Vëlla e motër i pret gara në Spanjë

Nina Jakupi nuk e ka fare problem t’i llogarisë numrat e shifrat edhe më...

Dy nxënës nga Gjilani pjesë në garat më të mëdha të matematikës në botë

Dy nxënës gjilanas do të jenë përfaqësues të Republikës së Kosovës në garat ndërkombëtare...

Arsimtari Enver Sejdiu – një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik

Arsimtari Enver Sejdiu është një figurë e rëndësishme në fushën e edukimit fizik, i...

Nga Rrezarta Dushi: Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor

Sjellja e nxënësve ndaj mësuesve është një aspekt shumë i rëndësishëm në procesin mësimor....